Kryeministri Ramush Haradinaj viziton ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, zotëri Ramush Haradinaj, u prit me ceremoni ushtarake nga ministri i Forcës  së Sigurisë së Kosovës, zotëri Rrustem Berisha. 

Pas intonimit të himnit të Kosovës, kryeministri Haradinaj dhe ministri Berisha parakaluan para Njësisë Ceremoniale të FSK-së.

Fillimisht, ministri Berisha dhe kryeministri Haradinaj zhvilluan një takim kokë më kokë dhe pastaj vazhduan takimin e  përbashkët, në të cilën ishin të pranishëm; zëvendësministrat e FSK-së, Brahim Mehmetaj dhe Agim Çeku, sekretari i përgjithshëm Shkelzen Sylaj, gjeneralët e FSK-së, atasheu i Mbrojtjes së SHBA-ve, drejtori i Ekipit Këshillues dhe ndërlidhës të NATO-s për FSK, si dhe stafi  i lartë i Ministrisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Fillimisht, ministri i MFSK-së, Rrustem Berisha pasi falënderoi kryeministrin Haradinaj, për vizitën, e njoftoi atë me të arriturat e përgjithshme të FSK-së. Ndërsa, nënkoloneli Haki Hoti, ushtrues detyre i shefit të Departamentit për Transformim, Modernizim dhe Standardizim, para kryeministrit dhe stafit të lartë të MFSK-së, prezantoi të arriturat e përgjithshme të FSK-së.

Me këtë rast, Kryeministri i Kosovës z. Haradinaj,  falënderoi ministrin Berisha për pritjen dhe njëherësh e  përgëzoi për të arriturat e Ministrisë dhe të  Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Pas takimit të përbashkët, në paraqitjen para mediave, Kryeministri i Kosovës tha: “Kam ardhur në institucionin ku suksesi më i madh është besimi i qytetarëve të vendit në FSK –në dhe ky besim duhet të lakmohet nga të gjitha institucionet e vendit. Por, kjo shkallë e lartë e besimit ka një sekret, pse ekziston ky besim, është një besnikëri në shërbim të të gjithë pjesëtarëve të  Forcës, besnikëri në misionin që ata kanë me i shërbye atdheut dhe qytetarëve dhe po ashtu është një besnikëri ndaj aleatëve të Kosovës në temën e sigurisë, aleatëve që mund t’iu them dhe konfirmoj se ma shumë se kurrë janë sot në Kosovë dhe në FSK me perspektiven e Kosovës për, për t’i dhënë mandatin Kushtetues Ushtrisë së Kosovës. Përcaktimi i ynë drejt NATO-s është përcaktim legjitim dhe u dedikohet  të gjithë qytetarëve si dhe është në përputhje të plotë me të  gjitha komunitetet  dhe  qytetarët e Kosovës dhe serbëve të Kosovës po ashtu. Jam i bindur që FSK-ja do ta vazhdojë këtë perspektivë të rritjes së besimit edhe të serbëve  të Kosovës. 

Ndërsa, ministri i MFSK-së, z. Berisha, tha : ”Me kënaqësi e pritem në vizitë pune kryeministrin e Republikës së Kosovës, zotëri Ramush Haradinaj. Ne, zotëri Haradinajn e njoftuam për së afërmi  me të arriturat e FSK-së, aktivitetet dhe proceset të cilat i kemi kaluar deri tani si dhe procesin e transformimin e FSK-së në  Forca të Armatosura, gjithashtu e njoftuam se ku kemi qenë, ku jemi dhe cilat janë sfidat që na presin në të ardhmen. Me këtë rast falënderoj kryeministrin Haradinaj edhe për vendimet e marra politike  në emërimin e dy zëvendësministrave politikë  të cilët që nga sot punojnë në MFSK.

Në fund ministri i FSK-së, z. Berisha tha se nga kryeministri morëm shumë obligime dhe detyra duke e ditur se bashkërisht me stafin e FSK-së do t’i realizojmë të gjitha këto”.

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
      1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31

KOSOVO IN UNESCO