Zëvendëskomandanti i KFT-së priti në takim lamtumirës drejtorin e NALT -it

Sot në mjediset e Komandës së Forcës Tokësore, zëvendëskomandanti i kësaj force, gjeneral brigade Gëzim Hazrolli, priti në takim lamtumirës drejtorin e NALT-it (Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s për FSK-në), gjeneral brigade Dietmar Mosmman së bashku me pasardhësin e tij në krye të këtij misioni, oficerin gjerman, gjeneral brigade Hoffman,

Me këtë rast, gjeneral Hazrolli e falënderoi gjeneralin Mosmman për angazhimin e treguar gjatë shërbimit të tij në NALT, dhe në veçanti e falënderoi për bashkëpunimin dhe përkushtimin e vazhdueshëm gjatë punës së tij në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Gjatë këtij takimi, të dy gjeneralët u ndanë të kënaqur me bashkëpunimin e deritanishëm dhe njëherësh u zotuan se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më pasardhësin e tij, gjeneralin Hofman.

Në fund të takimit lamtumirës, në shenjë respekti për bashkëpunimin, të dy gjeneralët shkëmbyen dhurata.
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
      1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31

KOSOVO IN UNESCO