Ministri Berisha pret në vizitë të birin e Heroit të Kosovës Sali Çekaj

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, në mjediset e ministrisë priti në vizitë z. Hysen Çekaj, të birin e Heroit Sali Çekaj.

Me këtë rast, ministri Berisha u shpreh mjaft i lumtur që po pret në vizitë trashëgimtarin e bashkëluftëtarit të tij,  tashmë Hero i Kosovës, zotërinë Hysen Çekaj. Ai mes tjerash gjatë bisedës  që zhvilluan së bashku tha se  është nderë dhe përgjegjësi të drejtosh një institucion me rëndësi vitale të shtetit,  për themelet e të cilit kanë rënë shumë dëshmorë, prindër e familjarë të të cilëve kanë lënë gjurmë jo vetëm në jetën tonë, por në gjithë historinë kombëtare e shtetërore.

Ministri Berisha, në shenjë respekti dhe nderimi i dhuroi pinjollit të familjes Çekaj një dhuratë me emrin e tij si ministër i FSK-së.

Nga ana e tij, Hyseni, i biri i Heroit të Kosovës, u shpreh se ndjehet krenar për jetën dhe veprën e babait të tij, dhe se është i lumtur që Forca e  Sigurisë po ecën përpara dhe se Kosova po ndërton me sukses institucionet që mbrojnë lirinë dhe popullin e saj.
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
      1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31

KOSOVO IN UNESCO