Ministri Berisha priti në takim ambasadorin slloven Bertoncelj

Ministri i Forcës  së Sigurisë së Kosovës zotëri Rrustem Berisha priti në takim ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Republikën e Kosovës, zotëri Bojan Bertoncelj.

Në takimin e përbashkët të ministrit Berisha dhe diplomatit slloven Bertoncelj u fol, veç tjerash, për marrëdhëniet e mira ndërshtetërore në mes të Kosovës dhe Sllovenisë dhe me theks të veçantë për bashkëpunimin dypalësh ndërmjet MFSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Sllovenisë.

Ministri Berisha fillimisht e falënderoi ambasadorin slloven për mbështetjen e Kosovës nga vendi i tij në fushën politike dhe të sigurisë. Ai po ashtu i konfirmoi ambasadorit Bertoncelj gatishmërinë e tij për thellimin  e këtij  bashkëpunimi edhe në të ardhmen.

Ministri Berisha gjatë takimit u fokusua tek çështja e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura si dhe shprehu gatishmërinë që procesi të bëhet me ndryshime kushtetuese dhe në transparencë të plotë me NATO-n dhe partnerët strategjikë, duke e ri-konfirmuar se Forcat e Armatosura të Kosovës do të jenë kontribuuese të paqes dhe në dobi e në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit.

Ndërkaq, ambasadori slloven Bojan Bertoncelj shprehu gatishmërinë e Sllovenisë jo vetëm për të thelluar bashkëpunimin me Kosovën, por edhe për të qenë e angazhuar në Kosovë edhe më tutje për ta mbështetur në agjendën e saj evropiane.
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
      1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31

KOSOVO IN UNESCO