Ministri Berisha priti ambasadorin hungarez Laszlo Markusz

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës zotëri Rrustem Berisha priti sot, për herë të parë në mjediset e ministrisë, ambasadorin fuqiplotë të Republikës së Hungarisë në Republikën e Kosovës, zotëri Laszlo Markusz.

Në takimin e përbashkët ministri Berisha dhe ambasadorit Markusz biseduan  për marrëdhëniet e shkëlqyera në mes  Kosovës dhe Hungarisë e posaçërisht për marrëdhëniet e ministri të FSK-së dhe ministrit të Mbrojtjes të Hungarisë, të cilat janë bërë zyrtare edhe me një marrëveshje mirëkuptimi.

Fillimisht, ministri Berisha e falënderoi diplomatin hungarez për kontributin e gjithmbarshëm që Hungaria ka dhënë për Kosovën, duke nënvizuar angazhimin e saj në kuadër të trupave të KFOR-it për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vendin tonë, si dhe për krijimin  e mundësive të  shumta të bashkëpunimit  ndërmjet MFSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Hungarisë.

 Krahas kësaj, ministri Berisha e njohu ambasadorin hungarez edhe lidhur me procesin e transformimit të FSK-së, i cili proces, siç tha ai, do të realizohet në përputhje me Kushtetutën e vendit, në transparencë të plotë dhe në koordinim me faktorët vendorë, partnerët strategjikë dhe NATO-n, në një Forcë në shërbim të të  gjithë qytetarëve  të vendit, e cila  do t’i  kontribuoi  paqes në vend, rajon dhe më gjerë.

Nga ana e tij, ambasadori i Republikës së Hungarisë zotëri Laszlo Markusz u shpreh se e gëzon fakti që marrëdhëniet ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes të Hungarisë dhe MFSK-së janë shumë të mira dhe se në të ardhmen do të konkretizohen edhe më tej.

“Kontributi i Hungarisë në kuadër të KFOR-it do të vazhdojë për aq sa do të ketë nevojë, e në të njëjtën kohë do të vazhdojmë edhe mbështetjen për zhvillimin e sektorit të sigurisë në Republikën e Kosovës”, përfundoi diplomati hungarez.
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31

KOSOVO IN UNESCO