Ministri Berisha priti në vizitë lamtumirëse gjeneralin Mosmman

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës zotëri Rrustem Berisha priti në takim lamtumirës drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s për FSK-në, gjeneral brigade Dietmar Mosmman.

Ministri Berisha me këtë rast e falënderoi gjeneralin Mosmman për angazhimin e tij gjatë shërbimin në NALT, gatishmërinë dhe përkushtimin e treguar gjatë bashkëpunimit dhe koordinimit të aktiviteteve  me ministrin, personelin e ministrisë, Komandën e Forcës Tokësore dhe njësitë e saj.

Ministri i FSK-së gjithashtu shprehu gatishmërinë për bashkëpunim edhe me pasardhësin në detyrë të  gjeneralit Mosmman, oficerin gjerman, gjeneral brigade Hoffman, i cili është emëruar në detyrën e drejtorit të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s për MFSK/FSK.

Nga ana e tij, gjenerali Dietmar Mosmman u shpreh se gjatë shërbimit të tij në detyrën e drejtorit të NALT-it ka pasur angazhim dhe koordinim të shkëlqyeshëm me FSK-në. Ai po ashtu vlerësoi lart përgatitjen profesionale të personelit ushtarak të FSK-së, duke filluar nga ushtarët, oficerët dhe nënoficerët, si dhe të stafit civil të MFSK-së.

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31

KOSOVO IN UNESCO