FSK sfidon pjesëtarët me garën "Shqiponja Patrulluese 17"

Me direktivë dhe urdhër të komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, është duke u zhvilluar ushtrimi fushor njëjavor “Shqiponja Patrulluese 17”, i cili ka për qëllim  sfidimin dhe kalitjen e pjesëtarëve për misionin që ka FSK-ja .

Në terrenet e ushtrimit dhe të zhvillimit të aktivitetit garues, sot ishin për vizitë zëvendëskomandanti i Komandës së Forcës Tokësore, gjeneral brigade Gëzim Hazrolli, ushtruesi i detyrës së komandantit të Brigadës për Reagim të Shpejtë, kolonel Xhevahir Geci, ushtruesi i detyrës së komandantit të Brigadës për Mbështetje Operacionale, kolonel Avdi Rraci, shefi i Shtabit të BRSH-së, nënkolonel Ejup Maqedonci, këshilltari ushtarak britanik i komandantit të FSK –së, nënkolonel Gregor Lindsay, pastaj kolonel Bashkim Shillova, nënkolonel Ali Krasniqi, si dhe ushtarakë ndërkombëtarë të ekipit këshillues dhe ndërlidhës të NATO-s për MFSK-në dhe FSK-në (NALT) si dhe oficerë tjerë të FSK-së.

Gjeneral Hazrolli, duke parë nga afër gatishmërinë e pjesëtarëve për t’u kalitur në përballje  me sfidat e terrenit, i  përgëzoi stafin planifikues të oficerëve si dhe pjesëtarët e skuadrave garuese të cilët me sukses dhe përkushtim demonstruan aktivitetet e parapara sipas skenarit. Gjeneral Hazrolli tha më tej se planifikimi i mirë, puna ekipore dhe motivimi i lartë kanë bërë që ky ushtrim garues të jetë kaq madhështor. Me këtë rast, gjeneral Hazrolli falënderoi edhe ushtarakët britanikë dhe kanadezë për mbështetjen  e tyre në realizimin e  këtij ushtrimi.

Për të krijuar një tablo më të  plotë të ushtrimit garues ,,Shqiponja Patrulluese 17" një informim të shkurtër paraqiti  kapiteni Vegim Kelani. “Ushtrimi ka filluar më 29 shtator dhe do të përfundojë më 6 tetor 2017. Stërvitjet përgatitore janë zhvilluar në një periudhë  gjashtëmujore në çdo njësi madhore të FSK-së, ndërsa për garën finale janë kualifikuar tetë (8) skuadra me nga 72 pjesëtarë, të cilët do të vazhdojnë aktivitetet e tyre ditën dhe natën derisa të përfundojë i gjithë skenari i ushtrimit, ku edhe do të shpallën fituesit e garës”.

Nga ana e tij, këshilltari britanik i komandantit të FSK-së, nënkolonel Gregor Lindsay, i cili ka qenë i  angazhuar në vazhdimësi  në mbarëvajtjen e  këtij ushtrimi, tha se është i lumtur që gara e organizuar për herë të parë në FSK po zhvillohet me kaq sukses dhe përkushtim.

Kjo garë e organizuar, këtë vit nga oficerët dhe nënoficerët e FSK-së, sipas modelit të Ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar parashihet të jetë garë tradicionale vjetore, ku do të ftohen edhe ushtarakë nga ushtritë e shteteve tjera të rajonit.

 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
      1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31

KOSOVO IN UNESCO