Komandanti i FSK-së, gjeneral Rrahman Rama priti një delegacion të Lordëve nga Britania e Madhe

Në ambientet e Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, një delegacion i përfaqësuesve të zgjedhur të Komitetit për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Shtëpisë së Lordëve të Britanisë së Madhe, i kryesuar nga Lordi Bruce Grocott, Baronesha Elizabeth Coussins të shoqëruar nga: Keneth Marrison, Roshani Palamakumbura dhe Sam Paice, sot u pritën nga komandanti i FSK-së, gjeneralaljetënant Rrahman Rama me bashkëpuntorë.

Me këtë rast, komandanti i FSK-së, gjeneral Rama e njoftoi delegacion e Britanisë së Madhe me zhvillimet e përgjithshme të FSK-së, me sukseset dhe të arriturat e përgjithshme të FSK-së, duke theksuar se “në suksest tona është edhe kontributi i Anglisë“, për çka komandanti falenderoi Qeverinë dhe Forcat e Armatsoura të Britanisë së Madhe.

Gjithashtu, gjeneral Rama i njoftoi mysafirët rreth organizimit të brendshëm të FSK-së, pjesmërrjen e FSK-së në trajnime ndërkombëtare, shkollimin e kadetëve dhe pjesëtarëve të FSK-së në akademitë ndërkombëtare prestigjoze, në vende të ndryshme mike dhe posaqërisht ato të Britanisë së Madhe, ku pjesëtarët e FSK-së kanë treguar  arritje të larta duke marrë edhe medalje ari.

Komandanti i FSK-së, mysafirët i njoftoi edhe me misionin e tanisishëm të FSK-së, përgatitjet për transformimin e FSK-së, për veshtirësitë nëpër të cilat po kalon ky proces. Ai foli edhe për shkallën e bashkëpunimit në rajon dhe posaqërisht me vendet fqinje, duke u angazhuar që mos të jemi vetëm konsumues të sigurisë por edhe prodhues të saj. Duke folur për bashkëpunimin e mirë me KFOR-in dhe Ekipet Këshilluese Ndërlidhëse të NATO-s, ngritjen dhe trajnimin e FSK-së me standarde të NATO-s, ne natyrshën synojmë dhe angazhohemi  që Kosova të jetë pjesë e NATO-s dhe si shoqëri të jemi pjesë e botës euroatlantike.

Ndërsa në emër të delegacionit të Lordëve nga Britania e Madhe, falënderoi për pritjen, Lordi Krokot, i cili përveç tjerave u interesua të dijë më shumë rreth integrimit të pjesëtarëve të komuniteteve në kuadër të FSK-së, kurse Baronesha Cousins për sigurinë e përgjithshme dhe për ndihmen e ndërkombëtarëve në përgaditjet për tranfsormimin e FSK-së.

Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama i njoftoi mysafirët, rreth përfaqësimit në nivel të lartë të pjesëtarëve të komuniteteve në kuadër të FSK-së, që aktalisht është 10.5%, intergrimin e suksesshëm të pjesëtarëve të komunitetit serb.

Delegacioni i Lordëve nga Britania e Madhe u ndanë të kënaqur me pritjen dhe me arritjet e përgjithshme të FSK-së, sidomnos me përfshirjen dhe në integrmin e pjesëtarëve të komuniteteve pakicë në FSK.

Në këtë takim, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, shoqërohej nga: gjeneral brigade Zymer Halimi, drejtori i Departamentit të Operacioneve, Faruk Geci, drejtor i Drejtorisë Politike, nënkoloneli i Britanisë së Madhe, Gregor Lindsay, këshilltar ushtarak i Komandantit të FSK-së, dhe kolonel Jeton Dreshaj këshilltar i Komandnatit.

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31

KOSOVO IN UNESCO