Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha priti përfaqsuesit ushtarak të ambasadës së SHBA-ve në Kosovë

Sot ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës, zoti Rrustem Berisha,  i shoqëruar edhe nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, këshilltari ushtarak i ministrit  kolonel Fadil Hadegjonaj dhe shefi i Kabinetiti të ministrit  Latif  Leka, priti një delegacion  të gjerë të  përfaqsuesve ushtarak të  ambasadës së SHBA-ve në Kosovë. Dlegacioni  kryesohej nga kolonel  Xhefri Fisher,  atashe i Mbrojtjes në Ambasadën e SHBA-ve, në Prishtinë, i cili shoqërohej nga; major Juan Murillo,  atashe ushtarak i Ambasadës së SHBA-ve, Joshua Rubin,  këshilltar për çështje politike - ushtarake,  Brian Devlin,  shefi i Zyrës për Bashkëpunim Ushtarak (ODC) dhe Jodi Marti,  oficer përfaqësues në Ambasadën e SHBA-ve, në Prishtinë. Qëllimi i vizitës ishte që t’i  uronin ministrit  detyrën e re, dhe ta njoftonin më për së afërmi me detyrat që kryejnë  në raport me MFSK-në dhe FSK-në.

Ministri Berisha shprehu kënaqësinë për vizitën e bërë, duke i falënderuar për urimin dhe posaçërisht duke i falënderuar për  kontributin e tyre konkretë dhe të SHBA-ve për Kosovën dhe ngritjen e FSK-së. Ai vlerësoi angazhimet dhe kontributet e tyre personale në ngritjen dhe thellimin e bashkëpunimit të ngushtë mes MFSK-së dhe Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë posaçërisht të personelit të saj ushtarak. Ai po ashtu vlerësoi lartë bashkëpunimin shumë intensiv me Gardën Kombëtare të Ajovës dhe FSK-së. Ministri shprehi bindjen se edhe në të ardhmen të gjitha sfidat do ti tejkalojmë duke  bashkëpunuar dhe koordinuar ngushtë me partnerin tonë strategjik - SHBA-të. Ministri shprehi bindjen se  edhe për  transformimin e FSK-së në FAK do të bashkëpunojmë ngushtë deri sa të arrihet te vendimi politik për transformim.                                            

Po ashtu e dhe Komandanti i FSK-së, në fjalën e tij shprehi falënderimet për përkrahjen e SHBA-ve dhe kontributin konkretë të  oficerëve të pranishëm. Ai vlerësoi se bashkëpunimi është shumë i mirë dhe shumë intensiv, duke përmendur me theks të veçantë bashkëpunimin me Ggardës Kombëtare të Ajovës dhe kontributin e madh të vet komandantit të saj, gjeneralit Timothy Orr. Ky bashkëpunim ka dhënë rezultate konkrete, si në fushat e trajnimit ashtu edhe në ushtrime fushore të përbashkëta. 

Nga ana e tij, koloneli Fisher, pasi uroi edhe një herë ministrin Berisha për detyrën e re, vlerësoi lartë punën dhe bashkëpunimin e deritashëm me FSK-në. Ai shprehi konsideratat e tij për ministrin duke theksuar se ndjehet mirë që për çështjet kryesore; si çështja e transformimit, kemi qasje të ngjashme. Gjithashtu koloneli Fisher vlerësoi lartë shkallën e bashkëpunimit me FSK-në, si: në fushën e trajnimeve, shkollimit, ushtrimeve dhe  donacioneve që po jepen për FSK-në si dhe vlerësoi lartë arritjet e kadetëve dhe ushtarëve të FSK-së, në ushtrimet dhe shkollimet  ndërkombëtare, ku janë shquar për vendosmërinë dhe kualitet e tyre, duke dalë më të mirët, dhe duke  u nderuar me medalje. Në fund koloneli Fisher  shprehu gatishmërinë për thellimin e këtij bashkëpunimi me përkrahjen e vazhdueshme që do ketë ministri në punën e tij dhe bashkëpunimin me FSK-në.

Të gjithë  mysafiret, shprehen kënaqësinë e tyre për punën dhe kontributin, si dhe për bashkëpunimin në mes FSK-së dhe ambasadës së SHBA-ve, në Kosovës  dhe ushtrinë amerikane dhe Shtet e Bashkuara të Amerikës.

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31

KOSOVO IN UNESCO