Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha priti në takim ambasadoren e Turqisë, znj. Kivilcim Kiliç

Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Kosovë, znj. Kivilcim Kiliç ka qëndruar sot për një vizitë pune në mjediset e Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, ku është pritur nga ministri Rrustem Berisha.

Ministri Berisha fillimisht falënderoi ambasadoren Kiliç për vizitën dhe urimin që ajo i bëri me rastin e angazhimit të tij në detyrën e re, dhe njëherësh përmes saj falënderoi Republikën e Turqisë për bashkëpunimin dhe ndihmën e vazhdueshme që ajo ka dhënë dhe po vazhdon të japë për FSK-në.

Gjithashtu, ministri i FSK-së kërkoi nga ambasadorja Kiliç vazhdimin dhe thellimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen në të gjitha fushat me interes të përbashkët për të dyja ministritë dhe të dyja vendet.

Ndërkaq, nga ana e saj, edhe ambasadorja e Turqisë, znj. Kiliç, shprehi gatishmërinë për thellimin dhe vazhdimin e këtij  bashkëpunimi në të ardhmen në mes Ministrisë së FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë.
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31

KOSOVO IN UNESCO