FSK-ja përkujton 11 shtatorin e sulmeve terroriste në SHBA

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës përkujtuan viktimat e 11 shtatorit të vitit 2001, të  sulmeve terroriste mbi popullatën amerikane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më 11 shtator 2017, në të gjitha njësitet e FSK-së, me organizime të ndryshme u nderuan viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit. Po ashtu edhe në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, pjesëtarët e FSK-së së bashku me pjesëtarët amerikanë të kampit Bonstill, edhe këtë vit, si çdo vit tjetër, përkujtuan me nderim viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit.

Të gjithë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe i tërë populli i Kosovës ndajnë dhimbjen me popullin amerikan, i cili në çdo vend të botës kontribuon për paqe e liri.
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30

KOSOVO IN UNESCO