Ministri i FSK-së Rrustem Berisha priti në takim ambasadorin e SHBA-ve Greg Delawie

Ministrit i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, z. Rrustem Berisha, priti sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, z. Greg Delawie.

Ministri Berisha e falënderoi ambasadorin për vizitën dhe urimin që i bëri për detyrën e re.  Ai me këtë rast, ka falënderuar ambasadorin Delawie, për bashkëpunimin dhe ndihmën e vazhdueshme që SHBA-të  kanë dhënë  për Ministrinë dhe FSK-në, duke theksuar se ai do të punojë për ta thelluar këtë bashkëpunim edhe më tepër gjatë mandatit të tij. Ai foli edhe për rëndësinë e procesit të transformimit të FSK-së në FAK dhe sfidat që e presin këtë proces, duke theksuar se ai do të përcjellë  mesazhin e qartë dhe të hapur te komuniteti serb dhe komunitet tjera, se FAK-u  nuk do të jetë i orientuar kundër askujt, por do të jetë në interes të gjithë qytetarëve të Kosovës.                                                                              

Nga ana e tij, ambasadori i SHBA-ve Greg Delawie, shprehi gatishmërinë  për të vazhduar bashkëpunimin edhe në të ardhmen duke theksuar se ambasada e SHBA-ve   mirëpret gatishmërinë për të vazhduar këtë bashkëpunim  për të shtuar dhe forcuar kapacitet e FSK-së. Ne e përkrahim transformimn e FSK-së në FAK të bazuar në ndryshimet kushtetuese dhe vlerësojmë se  ky proces duhet të jetë gjithëpërfshirës  për të gjithë komunitet dhe  ti kontribuojë stabilitetit rajonal.

Takimi me ambasadorin e SHBA-ve ishte  takimi i parë i ministrit Berisha në detyrën e re, takim i cili  kaloi në atmosferë miqësore shumë të mirë.

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30

KOSOVO IN UNESCO