FSK-ja dhuroi mbi 544 doza gjak

Në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës,  përfundoi aksioni i dhurimit vullnetar të gjakut, gjatë muajit gusht. Ky aksion tashmë është bërë tradicional dhe organizohet me moton: “Një pikë gjak për shpëtimin e një jete”.

Institucioni i FSK-së, bazuar në objektivat e Ministrit dhe Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës  janë të përkushtuar edhe në realizimin e projekteve humanitare në ndihmë qytetarëve të vendit pa dallime, siç është edhe aksioni për dhurimin e gjakut, që pjesëtarët e FSK-së, këtij aksioni i përgjigjen me dëshirën më të madhe.

Organizimin e aksionit vullnetar të dhurimit të gjakut e ka bërë Departamenti për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak në bashkëpunim me Departamentin e Mjekësisë të MFSK-së, dhe është realizuar nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut të Kosovës dhe të Kompanisë së Mjekësisë të FSK-së.

FSK-ja ka një traditë të organizimit dhe të dhurimit vullnetar të gjakut, jo vetëm gjatë aksioneve të rregullta, por pjesëtarët e FSK-së, i përgjigjen edhe jashtë këtyre organizimeve; në mënyrë individuale, gjatë gjithë vitit japin gjak, çdo herë që qytetarët e Kosovës kanë nevojë për të.

Aksioni për dhurimin vullnetar të gjakut në FSK, ka filluar më datë 07.08.2017 dhe ka përfunduar më 30.08.2017. Gjatë këtij afatit, edhe përkundër pushimeve verore, pjesëtarët e FSK-së dhe stafi civil, kanë dhuruar mbi 544 doza gjak, të cilat do të jenë në shërbim të gjithë qytetarëve të Kosovës.  
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30

KOSOVO IN UNESCO