Në MFSK u mbajt seminari me temën “Lidershipi Strategjik”

Në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, nga data 04-08 shtator 2017, u mbajt seminari “Lidershipi Strategjik”.  Ky seminar është realizuar në bazë të planit të Bashkëpunimit Bilateral me SHBA-të,  organizuar dhe përkrahur nga Zyra  për Bashkëpunim Ushtarak e Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë. Seminari është mbajtur nga ekspertë eminent të fushës përkatëse,  si;    Glen Grant, Vladimir Milenski të kryesuar nga Dr thomas Young .

Në seminar kanë marrë pjesë stafi më i lartë i Ministrisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, nga drejtorët e departamenteve të ministrisë si dhe komandantët e njësiteve të FSK-së, të nivelit gjeneral, kolonel dhe nënkolonel.

Interesimi për përcjelljen e seminarit ka qenë shumë i madh, ku janë realizuar tema të karakterit profesional që kanë të bëjnë me udhëheqjen në periudha dhe situata të ndryshme, që përmes planifikimit dhe drejtimit strategjik të gjinden mënyrat e maksimalizimit të veprimeve me kosto sa më të ulët. Gjetjet e këtij seminari në fund ju prezantuan udhëheqjes së MFSK-së, si dëshmi e përvetësimit të teknikave vlerësuese të menagjimit strategjik.

Në përmbyllje të seminarit mori pjesë sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, z. Shkëlzen Sylaj dhe zëvendës komandanti i Komandës së Forcave Tokësore gjeneral brigade Gëzim Hazrolli, drejtori i Drejtorisë Politike zoti Faruk Geci, përfaqësuesit e Zyrës e për Bashkëpunim Ushtarak të  Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë (ODC) dhe zëvendës drejtori i Ekipit Këshillues Ndërlidhës të NATO-s.

Me këtë rast, sekretari në emër të Ministri Haki Demolli ka falënderuar ligjëruesit për punën profesionale gjatë mbajtjes së seminarit, njëherësh kërkoi nga seminaristët që të angazhohen, në të ardhmen që të gjitha njohurit profesionale, t’i bartin te vartësit e tyre duke i realizuar  në aktivitete  praktike.
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30

KOSOVO IN UNESCO