Pjesëtaret e FSK-së përgatiten për trajnim në SHBA

KFOR MULTINATIONAL BATTLE GROUP-EAST•MONDAY, SEPTEMBER 4, 2017

Shkrim nga Kapteri i ushtrisë Amerikane Steven M. Colvin

KAMPI BONDSTILL, Kosovë – Dy pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës vizituan kampin Bondstill me 8 gushtë 2017, si pjesë e programit përgatitës, para se të nisen për vend trajnimet  e tyre në SHBA.

Togeri  Albert Asllani, oficer për operacione të sigurisë në komandën e forcave tokësore dhe nëntogeri Milosh Deniq, udhëheqës i togut të transportit patën mundësinë të bisedojnë me homologët e tyre nga ushtria amerikane, me qëllim të përgatiten sa më mirë për vizitën që do bëjnë në Amerikë. Dy oficerët e FSK do të shkojnë në Fort Gordon, Georgia dhe Fort Lee,Virgjinia, për të ndjekur kurset si oficer komunikimi dhe oficer logjistike.

Ata u njoftuan më gjerë për të kuptuar qëllimin  e kurseve individuale si dhe  kulturën amerikane, që përfshijnë kushtet e jetës dhe ambientit.

Asnjeri nga këta nuk ka qenë më parë në Amerikë, për vizitë ose për ndonjë lojë trajnimi. Të dy oficerët e FSK-së vizituan tërë kampin Bondstill, dhe po ashtu edhe objektin e postës, gjimnazin, kuzhinën, objektin për kalitje fizike dhe objekte tjera, për të pasur një ide të qartë se çfarë i pret ata kur të mbërrijnë në Fort Gordon dhe Fort Lee.

“Qëllimi i vizitës së sonë, ishte të ndërtojmë raporte të mira me Asllanin dhe Denicin si dhe me personelin e FSK-së,” tha majori Christopher Evans, oficeri kryesorë për komunikim në brigadën e lindjes, ekipi luftarak shumëkombësh. “ E morën kampin Bondstill si shembull se çfarë lloji ambienti i pret kur të gjenden në hapësirat trajnuese të ushtrisë amerikane në SHBA. Programi njoftues i mundësoj Denicit të sheh nga afër se me çfarë lloji pajisje do të merret gjatë trajnimit të tij specifik ushtarak. Kapiteni  James Culver,  mentori i Denicit dhe oficeri për transport , divizioni lindje MNBG, e prezantoi Denicin tek CW2 Antonio Pouncy, oficer në detyrë për aktivitetet mbështetëse furnizuese në MNBG-lindje në kampin Bondstill. Pouncy i demonstroi disa procedura të lëshimit dhe porosive elektronike që mund të jenë pjesë e trajnimit të tij në Fort Lee.

Denici do të mësoj shumë rreth procedurave të magazinimit dhe lëshimit të klasave të ndryshme të pajisjeve tha Culver.  Si person përgjegjës për këtë fushë ai duhet të mësoj si të plotësojë saktësisht formularët për të kërkuar artikullin e duhur dhe që artikulli ka shkuar në adresën e duhur. 

“Trajnimi ishte i mirë sot, dhe me ndihmën e kap. Culver, unë tash e di çka të presë atje tha Denic. “Ai më kë mësuar shumë rreth procedurave të logjistikës, dhe unë tash e di që njohuria që do marr nga shkolla do më ndihmoj kur të kthehem në Kosovë. Sikurse Denic, edhe Asllani kishte mundësinë  të mësoj rreth shkollimit të tij në Amerikë nga togeri Christopher Young, zëvendës oficer për komunikim në MNBG-lindje. Yongu i tregoj disa pajisje taktike dhe të komunikimit Asllanit, pajisje këto që ai mund t’i shoh gjatë kursit për sinjale të karrierës së kapiteneve në Fort Gordon. Qëllimi i njoftimit ishte që t’i ofroj Asllanit një njohuri për kursin, dhe t’i ndihmoj atij për rrjedhën e trajnimit që ai do t’i nënshtrohet atje, tha Young. Në fund të ditës Asllani tha që vizita në kampin Bondstill ishte e frytshme dhe e ka përgatitur për trajnimin që do vije.

“Vizita ishte e dobishme sepse më njoftoi për kursin “ tha Asllani. “ Majori Evans dhe Togeri Young më mësuan shumë rreth asaj se çka do më pret atje. Kjo më ndihmon të planifikoj gjërat me kohë dhe të jap më të mirën nga vetja ime”
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30

KOSOVO IN UNESCO