Oficerë dhe familjarë të FSK-së vizituan Republikën e Turqisë

Një delegacion i pjesëtarëve të Ministrisë së MFSK-së dhe FSK-së, nga data 24-30 gusht 2017, në cilësinë e mysafirëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë, vizituan Turqinë. Vizita ishte kthyes, pasi që një delegacion i Ministrisë dhe Forcave të Armatosura të Turqisë, gjatë muajit korrik, kishte vizituar Kosovën. Vizita kishte karakter social-kulturor dhe u realizua në kuadër të bashkëpunimit midis Ministrisë së FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë si dhe mes FSK-së dhe Forcave të Armatosura të Turqisë, me shkëmbimin e personelit civil dhe ushtarak.

Gjatë qëndrimit në Turqi, delegacioni i FSK-së, realizoi vizita në vendet historike dhe kulturore si, në: Kalanë e Pambukut, Shtëpinë e Shën Mërisë, qytetin Antik EFES, Hamamin Turk dhe Ishujt e plazhit të Ozderes, ku u njohën me të kaluarën historike të tyre, si dhe shkëmbyen eksperienca të dyanshme.

Gjithashtu, delegacioni i FSK-së, gjatë vizitës në qytetin Denizli, në komandën ushtarake të qytetit, u pritën nga koloneli Gultekin YARALI, ish-këshilltar i Ministrit dhe Komandantit të FSK-së.

Delegacioni i FSK-së, në qendrën ushtarake Ozdere, u pritë nga gjeneral brigade Turan Toker -komandant i shkollës ushtarake të aviacionit.

Delegacioni i FSK-së, ka vlerësuar lartë mikpritjen dhe mundësinë për vizitat në vendet historike si dhe ka falënderuar përzemërsisht Ministrinë dhe Forcat e Mbrojtjes së Turqisë.
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30

KOSOVO IN UNESCO