Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave, KFOR-i , FSK-ja dhe Policia e Kosovës realizua ushtrimin e përbashkët “MASCAL-2017”

Sot, në aeroportin e Gjakovës, u realizua ushtrimi fushor  “MASCAL-2017,, nën udhëheqjen e Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (AME), në mbështetje të KFOR-it, dhe në  bashkëpunim me njësitë e Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK), Policisë së  Kosovës (PK),  Zjarrfikësve të Gjakovës, Rahovecit, Malishevë si dhe Qendrës së Mjekësisë Familjare (QMF)në Gjakovë.

Për ta përcjellë nga afër ushtrimin që demonstruan këto institucione të pranishëm ishin edhe  zv. komandanti i Komandës së Forcave Tokësore (KFT) gjeneral brigade Gëzim Hazrolli, drejtori i Departamentit për Operacione dhe Trajnime, gjeneral brigade Nazmi Brahimaj (MFSK), shefi i Departamentit të Operacioneve dhe  Trajnimeve të Komandës së Forcave Tokësore, kolonel Bashkim Shillova, zv. komandant i KFOR-it, gjeneral brigade Christian Rainer, drejtori i përgjithshëm i AME-së, Fadil Kodra, si dhe eprorë të FSK-së, KFOR-it dhe Policisë së Kosovës.

Të pranishmëve me një fjalë rasti ju drejtua, gjeneral brigade Gëzim Hazrolli, i cili shtoi se: ,,dua t’i falënderoj të gjitë akteret pjesëmarrës, është një madhështi kur shohim një bashkëpunim dhe kapacitete e institucioneve të ndryshme të reagimit në incidente të përbashkëta, jam shumë i sigurt që me këtë ushtrim kemi avancuar edhe në bashkëpunimin dhe koordinimi e përbashkët në intervenim në incidente të skenarëve të tillë, po pa diskutim që është një mundësi e jashtëzakonshme të nxjerrim mësime të mësuara dhe të punojmë në ngritjen e kapaciteteve aty ku sot, kemi vërejtur që kemi nevojë që të punojmë më tepër. Shfrytëzoj nga rasti, që edhe në emër të komandanti të FSK-së gjenerallejtënant Rrahman  Ramës, të falënderoj drejtorin e AME-së, për organizimin e një ushtrimin të tillë, por pa diskutim duke e përfshirë KFOR-in dhe mos të harroj edhe akteret tjerë që keni marr pjesë, angazhim i jashtëzakonshëm dhe mundësi që të ecim së bashku përpara”.

I kënaqur me bashkëpunimi gjatë realizimit të këtij ushtrimi u shpreh edhe zv. komandanti i KFOR-it, gjenerali Raineri ,,dëshiroj të falënderoi AME-në, për ketë ushtrim të suksesshëm, dhe është një ditë historike që AME-ja e ka planifikuar, organizuar dhe ekzekutuar një ushtrim të tillë të rëndësishëm, gjithashtu dëshiroj t’i  përgëzoj të gjitha organizata tjera të cilat kanë kontribuar të cilat janë për të ofruar siguri për tërë Kosovën, siç janë Policia e Kosovës, FSK-ja, zjarrfikëset, mjekësia edhe sistemi i sigurisë, dëshiroj të theksoj se qëllimi i këtij ushtrimi sikurse ç’do ushtrim tjetër nuk është vetëm që t’i trajnojmë organizatat tona dhe pjesëtarët tanë, por mund të them se institucionet e Kosovës mund të jenë krenar me këtë organizim edhe çka është më e rëndësishme që populli i Kosovës mund të ndihet i sigurt në raste të emergjencave, përgëzime respekt dhe nder për këtë organizim’’.

Ushtrimi i cili përfundoj sot, ka filluar më 22 gusht dhe gjatë këtyre ditëve pjesëtarët të cilët ishin të angazhuar patën mundësi që të trajnohen përmes ushtrimeve me skenarë të ndryshëm me që rast ata demonstruan profesionalizmin dhe forcën e tyre.
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30

KOSOVO IN UNESCO