Ushtria e Ajovës dhe personeli mjekësor i Forcave Ajrore të Gardës Kombëtare ushtrojnë së bashku me ekipin e mjekëve të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar

nga kap. Brandon Cochran dhe kapter. Michael J. Kelly, 132d krahu për marrëdhënie me publikun / Publikuar më 27 korrik 2017

Në ndërtim të partneritetit gjashtëvjeçar, ushtarët dhe pjesëtarët e Forcës Ajrore nga Garda Kombëtare e Ajovës së bashku me pjesëtarët e Kompanisë Mjekësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK) morën pjesë në kursin dhe ushtrimin fushor mjekësor shumëdimensional dyjavor në  Qendrën Trajnuese Mbështetëse(QTM) në kampin Dodge Joint Maneuver Training Center (CDJMTC) si pjesë e Programit për Partnership Shtetëror (PPSh).

PPSh lidh SHBA-të me vendet partnere në tërë botën për të promovuar qasjen, rrit kapacitetet, përmirëson ndërveprueshmërinë dhe rritë parimet e përgjegjësisë qeverisëse. Ky është një program tradicional i ndihmës në siguri, që ka për qëllim shkëmbimet mes ushtrive. Këto aktivitetet zakonisht janë të vogla dhe përfshijnë nga 4 deri 6 ushtarë, pjesëtarë të Forcës Ajrore ose pjesëtarë të FSK-së që punuan së bashku për 5 deri 7 ditë. Pjesëmarrës ishin edhe një pjesë e personelit mjekësor nga Mbretëria e Bashkuar.  

“Programi ynë i Partneritetit Shtetëror me Kosovën vazhdon të bëjë përparim të madh që nga krijimi i tij në mars të vitit 2011 dhe ka evoluar si një nga programet më të mira të Gardës Kombëtare” tha Gjen Maj Timothy Orr,  gjenerali i Ajovës në raportimin e tij” gjendja e Gardës” tek Asambleja e Ajovës në janar të vitit 2011.   

Në ndërtim të shumë aktiviteteve të PPSh-s në vend, nga vera dhe vjeshta e 2016, planifikuesit e mjekësisë nga Ajova dhe Kosova kanë punuar së bashku për të identifikuar objektivat që rrisin aftësitë dhe përvojën drejtuese të personelit mjekësor dhe kanë hulumtuar mundësitë e kombinuara të angazhimit të “detyrave luftarake”.

Për vazhdimin e momentit të fituar vjeshtën e kaluar gjatë ushtrimit fushor Shqiponja V në Prizren, Kosovë, personeli mjekësor nga FSK së bashku me pesë pjesëtarë të MEDHAWKS nga  grupi mjekësor i Batalionit 132, ju bashkuan Batalionit mjekësor shumëdimensional të përberë nga ushtarët e Kompanisë Mjekësore 134(ambulancë tokësore), Kompania Mjekësore 209 dhe 294 (mbështetja në terren) për periudhën e tyre të trajnimit kolektive në QTM.

“Ka qenë ëndërr për mua të ushtrojmë krahë përkrah me ushtarët dhe pjesëtarët e Forcave Ajrore tha major, dr. Genc Shala, zëvendëskomandanti i Kompanisë së Mjekësisë. “Duke punuar së bashku si një ekip në mbështetje të misioneve mjekësore, ne ndërtojmë edhe bashkëpunimin mes nesh. Në fund të trajnimit, u duk sikur të kishim punuar së bashku me vite.

Gjatë kësaj periudhë dyjavore në QTM, ata patën mundësinë të trajnohen në Qendrën mjekësore simulantëve trajnues- ku ata fituan dhe demonstruan aftësi jetike të shpëtimit të jetës në luftë, të kryejnë dhe perfeksionojnë detyrat individuale mjekësore në ambiente të trajtimit mjekësor si dhe të marrin pjesë dhe të ritën si lider gjatë trajnimit dhe seminarit të personelit të sektorëve në procesin e vendimmarrjes ushtarake.

“Fiziologjia njerëzore është e njëjtë pa marr parasysh se çfarë kombi je apo në çfarë dege je duke shërbyer tha tekniku rreshteri Davy Crockett NCO, kryesor për kujdes I 132 MDG. Kur është puna tek kujdesi mjekësor, gjuha është e njëjtë, gjaku është i kuq kudo”

Elementi kryesor i periudhës së trajnimit kolektiv të njësisë është pjesa e programit të ushtrimit fushor. E zhvilluar zakonisht në javën e dytë të trajnimit, pjesëtarët e MMB109, MDG132 dhe Kompania e Mjekësisë u bashkuan si një ekip gjatë përsëritjeve të shumta të UF për t’u zhvilluar   dhe trajnuar për rolin IIMTF, komplet me pajisjet e tyre, furnizimet dhe pacientet.  

Skenari i trajnimit përmbledh të gjitha aspektet e kujdesit mjekësor nga pika e lëndimit tek Roli I   i kujdesit taktik për lëndimet në luftë e deri tek Roli II i evakuimit dhe stabilizimit dhe përfundimisht evakuimi mjekësor për tek një njësi tjetër mjekësore.

“Trajnimi i përbashkët kolektiv ndërkombëtar shfrytëzon njohuri nga të gjithë individët e përfshirë dhe e fut atë në një element kolektive, duke krijuar kështu kualitetet tjetër” tha  Maj. Jamie Clasen,  komandant I 209th MCAS

Kjo pjesë e trajnimit bëhet për të parë nëse njësia ka aftësi të kryejë listën esenciale të detyrave të misionit të komandantit dhe detyrat kryesore kolektive të njësisë.

Përderisa qëllimi kryesor i këtij trajnimi prek angazhimin e personelit dhe pajisjeve, menaxhimin e dëmeve në kushte të vështira, dhe kryerja e operacioneve të ROLIT II mjekësor, objektivi kryesor gjatë dy javëve të fundit ka qenë trajnimi i Rolit I dhe II dhe integrimi i ushtarëve, të pjesëtarëve të Forcës Ajrore dhe personelit të FSK-së në një njësi të vetme për ushtrime me fokus të veçantë në trajnim kolektiv. 


Reportazh nga gazeta e Gardës Kombëtare të Ajovës-SHBA 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30

KOSOVO IN UNESCO