Komandanti i FSK-së viziton pjesëtarët e Kompanisë së Deminimit gjatë punës së tyre në terren

Kompania e Deminimit e Regjimentit të Mbrojtjes Civile të Forcës së Sigurisë së Kosovës, që nga muaji prill, atëherë edhe kur fillon sezoni i deminimit, çdo ditë janë duke pastruar zona të minuara nëpër territore të ndryshme të Republikës së Kosovës.

Pjesëtarët e kësaj kompanie, këto ditë janë duke i  pastruar fushat e minuara në zonën e “Parkut të Lirisë” në Ferizaj dhe në “Han të Elezit”.

Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama së bashku me shefin e Shtabit të Komandës së Forcave Tokësore (KFT) kolonelin Naim Haziri, zv. komandantin e Brigadës së Mbështetjes Operacionale (BMO) kolonelin Avdi Raci dhe komandantin e Regjimentit të Mbrojtjes Civile (RMC) kolonelin Shaip Haziri, vizituan deminerët gjatë punës së tyre, për t’u  njohur nga afër me angazhimin dhe vështirësitë e mundshme që mund t’ju dalin gjatë punës.

Gjatë kësaj vizite, komandanti i FSK-së, gjeneral Rama u prit nga komandanti i Kompanisë së Deminimit, kapiteni Sejdi Krasniqi, i cili e njoftoi komandantin lidhur me punën e  pjesëtarëve të kësaj kompanie në terren.

Me këtë rast, komandanti i FSK-së, gjeneral Rrahman Rama i përgëzoi deminerët për punën e tyre të  palodhshme dhe profesionale, si dhe për suksesin që ata janë duke treguar në pastrimin e zonave të minuara. Ai njëherësh premtoi mbështetjen e tij të vazhdueshme për Kompaninë e Deminimit.
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31

KOSOVO IN UNESCO