Oficerë dhe familjarë të Forcave të Armatosura të Turqisë vizituan FSK-në

Një delegacion (10 anëtarësh) nga stafi ushtarak i FA turke, prej datës 22-28.06.2017, qëndruan si mysafirë në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK) dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK). Vizita kishte karakter social dhe kulturor dhe u realizua në kuadër të bashkëpunimit midis MFSK-së dhe Ministrisë së FA të Turqisë mbi shkëmbimin e personelit ushtarak dhe civil.

Delegacioni nga Turqia është pritur edhe nga drejtori i Departamentit të Operativës të MFSK-së, gjeneral brigade Nazmi Brahimaj,  zëvendëskomandanti i Komandës së Forcave Tokësore (KFT), gjeneral brigade Gëzim Hazrolli, si dhe nga disa oficerë të lartët të FSK-së, të cilët e  shoqëruan delegacionin gjatë tërë kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Mysafirët nga Forcat e Armatosura të Turqisë kanë realizuar edhe vizita të shumta nëpër vende të ndryshme historike dhe me interes kulturor si në Kosovë, Maqedoni dhe në Shqipëri.  Në Kosovë kanë vizituar Muzeun Kombëtar, Muzeun Etnologjik, Shatërvanin, Xhaminë e Çarshisë, Xhaminë e Jashar Pashës, kazermën “Adem Jashari”, Qytetin antik “Ulpiana”, Sheshin “Nëna Terezë”, vendqëndrimin e stafit të KFOR-it turk në “Film City”, Gazi Mestan-in, Tyrben e Sulltan Muratit, Kompleksin Memorial të Jasharajve në Prekaz, Sheshin e Pejës dhe Çarshinë e Vjetër. Po ashtu në qytetin e Prizrenit delegacion turk u prit nga zyrtarë të Komunës dhe nga familja e vjetër turke e zyrtarit të MFSK-së, Sheref Ukallo. 

Ndërsa, në Maqedoni dhe  në Shqipëri,  ata vizituan Kalanë e Shkupit, Xhaminë e Mustafë Pashës, Pazarin e Vjetër, Sheshin e Shkupit, Bunkerin Art, Xhaminë e Ethem Beut, Bulevardin “Nënë Tereza”, Sheshin “Skënderbeu” etj.

Vizita është realizuar sipas agjendës së paracaktuar dhe mysafirët u shprehen mjaft të kënaqur dhe falënderues për pritjen.

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
      1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31

KOSOVO IN UNESCO