“Bexhin e Zotësisë” e fitojnë 18 pjesëtarë të FSK-së

Në kazermën “Adem Jashari” të Komandës së Forcave Tokësore (KFT) të FSK-së, në Prishtinë, u  mbajt sot ceremonia e dhënies së bexhave për pjesëtarët e FSK-së, të cilët përfunduan garën për “Bexhi i Zotësisë”.

Realizimi i kësaj gare, të mbajtur gjatë muajit qershor-korrik, u mundësua nga Forcat e  Armatosura të Gjermanisë Federale në bashkëpunim me këshilltarët e NALT-it (Ekipi Këshillues Ndërlidhës të NATO-s, për FSK-në).

Me këtë rast, zëvendës komandanti i KFT-së, gjenerali Gëzim Hazrolli pasi falënderoi gjeneralin Dietmar Mosmann për organizimin e kësaj gare, shtoi se: “Bexhi i zotësisë organizohet në shumë vende të botës, dhe në të ardhmen ju keni mundësinë që të njoftoheni me kolegët tanë kudo në misione të ndryshme, përmes këtij Bexhi. Prandaj, ne jemi duke punuar të arrijmë standardet tona, dhe jemi duke shikuar, që në të ardhmen nga standardet e bexhit të zotësisë Gjermane, të krijojmë, ne një bexh tonin, dhe ju nga përvojat e fituara të vlerësoni se cilat cilësi t’i vendosim, ne si standarde”.

Ndërsa, gjenerali Dietmar Mosmann, tha: “Në Gjermani bexhi i zotësisë është traditë, dhe tek ne, thuhet se deri në tri herë kurë përsëritet një aktivitet është standard, por pas tri herëve, bëhet shprehi. Shpresoj se edhe bexhi i zotësisë tek ju të bëhet shprehi. Në Gjermani çdo vit secilit ushtarë i mundësohet të garojë në bexhin e zotësisë, me standardet të cilat janë të caktuara për këtë bexh.

Nga tetëmbëdhjetë pjesëtarët e FSK-së, të cilët u kualifikuan nga kjo garë; 8 prej tyre u pajisën me Bexhin e Artë,  9, me Bexhin e Argjendtë dhe  1 me atë të bronztë.

Për të marrë njërin prej bexheve; pjesëtarët i’u nënshtruan dhe kaluan me sukses disiplinat: Testi Bazik i Fitnesit; Not 100 metra me uniformë; Testi i ndihmës së parë (shpëtimi i jetës në betejë; Testi MKAB-së; Qitje me revole dhe Marshimi rrugor.

Kjo është hera e dytë, që kjo garë realizohet në FSK, dhe garat u mbajtën në ambientet e  Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), në Poligonin e qitjes në Rahovec dhe  Pishinën në Milloshevë.

Të pranishëm në ceremoninë e certifikimit ishin: Zëvendës komandanti i Forcave Tokësore gjeneral brigade Gëzim Hazrolli, drejtori i NALT-it, gjeneral brigade Dietmar Mosmann, komandanti i Kontingjentit Gjerman të KFOR-it, kolonel Johen Gumprih, shefi i Shtabit të KFT-së, kolonel Naim Haziri, zëvendës komandanti i Brigadës së Mbështetjes Operacionale kolonel Avdi Rraci, komandanti i Batalionit të Tretë të Brigadës për Reagim të Shpejtë, nënkolonel Sylejman Caka, si dhe oficerë dhe nënoficer të FSK-së.
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31

KOSOVO IN UNESCO