Gjeneral Brigade Enver Cikaqi nderohet me Medalje nga Guvernatori i Ohajo-s- SHBA

Në ambientet e kazermën “Skënderbeu” të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes të FSK-së, në Ferizaj, komandanti i KDS-së, gjeneral brigade Enver Cikaqi priti në vizitë lamtumirëse komandantin e Grupit Shumëkombësh Luftarak të Lindjes (GSHL) kolonelin Corvin Lusk në largim, dhe komandantin e ri të GSHL-së,  kolonelin Michael Spraggins.

Komandanti i KDS-së, gjenerali Enevr Cikaqi, me këtë rast, falënderoi kolonelin amerikan Corvin Lusk, për ndihmën e vazhdueshme që ka dhënë dhe po jep në përgjithësi për KDS-në dhe në veçanti për FSK-në, dhe njëherësh theksoi bashkëpunimin e veçantë ndërmjet stafit të Grupit Shumëkombësh të Lindjes dhe të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes të FSK-së,  bashkëpunim i cili rezultoi me shumë aktivitete të përbashkëta; trajnime për stafin e KDS-së, si dhe asistencë me instruktorë në kurse të ndryshme të mbajtura në KDS-së dhe në Kampin Bondstell, kurse komandantit të ri të GSHL-së, kolonelit Michael Spraggins i dëshiroj mirëseardhje dhe të dy komandantët u zotuan se do të vazhdojnë bashkëpunimin edhe në të ardhmen në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

Kurse komandanti i Grupit Shumëkombësh Luftarak të Lindjes(GSHL) koloneli Corvin Lusk falënderoi gjeneralin Cikaqi, për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm si dhe për qasjen konstruktive, duke theksuar rëndësinë e udhëheqjes në zhvillimin profesional të stafit të KDS-së dhe të FSK-së.

Koloneli Corvin Lusk komandanti i Grupit Shumëkombësh Luftarak të Lindjes i solli komandantit të KDS-së, gjeneralit Enver Cikaqi, medaljen: “Medaljen e Lavdërimit të OHIO-s” të dhënë nga Guvernatori i Shtetit të OHAJO-s, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në shenjë njohje të udhëheqjes dhe profesionalizimit të treguar gjatë punës së tij.

Në medalje shkruan: “Për shërbim meritor gjatë udhëheqjes si komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes në Forcën e Sigurisë të Kosovës.

Gjeneral Brigade Enver Cikaqi shfaqi lidershipin dhe profesionalizmin duke e vendosur gjithnjë misionin dhe mirëqenien e ushtarëve mbi të tijën.

Performanca e tij e jashtëzakonshme gjatë kryerjes së detyrave dinamike e dalloi në mënyrë të jashtëzakonshme. Përpjekjet e tij treguan këmbëngulje përballë vështirësive, të cilat pasqyrojnë një kredi të madhe ndaj vetës, Forcës së Sigurisë të Kosovës, Grupit Shumëkombësh Luftarak të Lindjes dhe Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
      1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31

KOSOVO IN UNESCO