KFOR-i dhe FSK-ja ndihmojnë shkollën fillore në Sushicë të Graqanicës

KFOR-i në bashkëpunimi me Departamentin për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak të Ministrisë për FSK-në, (CIMIC), janë angazhuar në rregullimin e rrjetit të kanalizimit në shkollën e fshatit Sushicë komuna e Graqanicës, fshat i banuar me popullatë shqiptare dhe serbe.
 
Kërkesa është identifikuar nga CIMIC-u, KFOR-i dhe më pas është vlerësuar nga DBCU e  MFSK-së.
 
Kurse, Batalioni i Xhenios i FSK-së, më 12 korrik 2017, është angazhuar në realizimin e projektit një ditore; në hapjen dhe mbylljen e kanalit në gjatësi prej 30 m, në oborrin e kësaj shkolle në fshatin Shushice të Graqanices.
 
Tubacioni i prishur i kanalizimit ka shkaktuar një ambient jo të shëndoshë dhe të rrezikshëm  për fëmijët e këtij lokaliteti, që nga janari i këtij viti. Prandaj JRDC, përmes Ekipit slloven Ndërlidhës të Monitorimit, FSK-së dhe komunës së Graqanicës ka blerë gypin dhe siguruar ekipin teknik për instalim.

Aktivitetet e FSK-së, janë në shërbim të të gjithë qytetarëve dhe etnive, në mënyrë të paanshme dhe me respektin më të thellë për kulturat e ndryshme dhe besimet fetare.
 
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31

KOSOVO IN UNESCO