Sekretari i Përgjithshëm i MFSK-së priti në takim lamtumirës këshilltarët e NALT-it për MFSK/FSK-në

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, z. Shkëlzen Sylaj,  priti sot në takime lamtumirëse këshilltarët e NALT-it (Ekipit Këshillues Ndërlidhës të NATO-s, për MFSK/FSK), znj. Jessica Olcot, këshilltare amerikane dhe nënkolonelin Flamur Melani këshilltar nga ushtria e Shqipërisë. Sekretari Sylaj, me këtë rast falënderoi znj. Olcot dhe nënkolonelin Melani për angazhimin dhe kontributin e tyre që kanë dhënë në afrimin e këshillave profesionale për MFSK/FSK-në.

Ndërsa, znj. Olcot dhe nënkolonel Melani falënderuan sekretarin Sylaj, për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që patën gjatë punës një vjeçare në kuadër të NALT-it për MFSK/FSK-në.
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
      1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31

KOSOVO IN UNESCO