Kolonel Xhevdet Tahiraj dhe delegacioni mjekësor i FSK-së qëndruan për vizitë në Regjimentin Mjekësor të Mbretërisë së Bashkuar

Një delegacion i përbërë nga personeli mjekësor i FSK-së, i kryesuar nga drejtori i Departamentit të Mjekësisë në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës(MFSK), kolonel. Xhevdet Tahiraj, nga data 25 deri më 30 qershor 2017, qëndruan për vizitë zyrtare në Regjimentin Mjekësor të Mbretërisë së Bashkuar.

Fillimisht, delegacioni i FSK-së,  u prit nga nënkolonel Paul Jackson, komandant i Regjimentit të 5-të Mjekësor në Catterick të North Yorkshire. Gjatë takimit që zhvilluan, ata biseduan kryesisht lidhur me personelin mjekësor, pajisjet mjekësore dhe gatishmërinë operacionale të të  dyja forcave. Pjesëtarët e delegacionit  të  FSK-së patën mundësinë që të shohin nga afër edhe validimin e Rolit 1 në Regjimentin 5 Mjekësor të Ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Gjithashtu, oficerët e FSK-së zhvilluan një vizitë edhe në Regjimentin e 2-të Mjekësor, ku u pritën nga nënkolonel Worthington Ramc dhe personeli tjetër i Regjimentit të 2-të në North Luffenham Oakham të Mbretërisë së Bashkuar.

Të dyja palët konfirmuan vazhdimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojave  në fushën e mjekësisë  edhe në të ardhmen.

Vizita e delegacionit të MFSK-së dhe FSK-së në Mbretërinë e Bashkuar u realizua me angazhimin e këshilltarit britanik të Komandantit të FSK-së, nënkolonel Gregori Linday.

Pjesë e këtij delegacioni përveç dr. Xhevdet Tahirajt ishin edhe oficerët: nënkolonel Arife Halili, major Genc Shala, toger Lirim Hamiti si dhe rreshter majori Ilir Rama.

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30

KOSOVO IN UNESCO