Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama në Konferencën e Partneritetit Ndërshteteror me Gardat Kombëtare të SHBA-ve

Komandanti i FSK-së  gjenerallejtënant Rrahman Rama ka  marrë pjesë në Konferencën e Partneritetit Ndërshtetëror  me Gardat Kombëtare të SHBA-ve.

Kjo konferencë dy ditore është  mbajtur në Garmish të   Gjermanisë nën patronatin e Komandës Evropiane të SHBA-ve. Në këtë konferencë kanë marrë pjesë  shefat e ushtrive të Evropës të cilat kanë partneritet ndërshtetror si dhe komandantët e gardave kombëtare të shteteve partnere. Në këtë takim ishte ishte prezent edhe Gjeneralmajor Timothy Orr Komandant i Gardës Kombëtare të Ajovës, me të cilën FSK-ja ka të nënshkruar partneritet për bashkëpunim i cili është i gjerë dhe intensiv.

Qellimi i kesaj konference ishte rritja e aktiviteteve të perbashkëta, sinkronizimi i bashkëpunimit, rritja e rrolit të shteteve partnere në forcimin e partneritetit shtetëror dhe arritja e ndërveprueshmërisë mes Ushtrive të Shteteve të Evropës dhe Forcave të  Armatosura të SHBA-ve në ballafaqim me sfidat bashkëkohore. 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
      1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31

KOSOVO IN UNESCO