16 pjesëtarë të FSK-së certifikohen në kursin e gjuhës Turke

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj, sot u organizua ceremonia e certifikimit të pjesëtarëve të FSK-së, të cilët përfunduan kursin e gjuhës Turke.

Në ceremoni prezent ishin: komandant i KDS-së, gjeneral brigade Enver Cikaqi, zëvendës komandanti i KDS-së, kolonel Irfete Spahiu, këshilltari i Ekipit Ndërlidhës të NATO-s, nga radhët e ushtrisë Turke, kolonel Seyfi Altikanoglu si dhe oficerë të lartë të FSK-së dhe të ushtrisë turke që shërbejnë në Kosovë.

Me këtë rast, gjeneral Cikaqi, në fjalën e tij tha se: “gjuha është një mjet komunikimi ndërmjet njerëzve dhe është shumë e rëndësishme  për pjesëtarët tanë po kryejnë trajnime të ndryshme në Turqi. Në KDS krahas gjuhës angleze mësohet edhe gjuha turke, dhe kësisoj mendojmë që të hapim kurse edhe për gjuhë të tjera në të ardhmen. Ushtria turke ka ndihmuar në trajnime të ndryshme si në KDS-së ashtu edhe në trajnime që ka ofruar në shkollat dhe akademitë e Turqisë, për çka ne jemi mirënjohës dhe falënderojmë kolegët tanë dhe shtetin turk për kontributin e dhënë në angazhimin për ngritjen profesionale të pjesëtarëve të FSK-së”.

Kursi i gjuhës turke ka filluar më 19 shtator 2016 dhe ka përfunduar më 15 qershor 2017, ku është mbajtur niveli bazik i gjuhës turke dhe e kanë ndjekur 16 pjesëtarë të njësive të ndryshme të FSK-së.

Ndërsa përfaqësuesi i NALT-it nga ushtria Turke, kolonel Seyfi Altikanoglu tha se “bashkëpunimi mes FSK-së dhe ushtrisë turke ka qenë dhe do të mbetet i fuqishëm, ndërsa mësimi i gjuhës turke nga pjesëtarët e FSK-së do të jetë edhe një mundësi më shumë që ne të ndihmojmë me trajnime për pjesëtarët tuaj. Jam krenar që gjendem para jush sot dhe po shoh se rezultatet e kursit janë të larta dhe kjo më bënë të besoj se keni punuar shumë për të arritur këto rezultate”.

Në fund, gjenerali Enver Cikaqi falënderoi pjesëtarët e ushtrisë turke që në vazhdimësi kanë kontribuar në zhvillimin e forcës, ndërsa për instruktorin e gjuhës Turke Toger Mustafa Tokdemir i ndau mirënjohje në shenjë falënderimi për punën dhe angazhimin e tij gjatë kësaj periudhe.
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
   1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30

KOSOVO IN UNESCO