Realizohet ushtrimi fushor “Evakuimi me Helikopter” në kuadër të Kursit të Avancuar për Lider

Në kuadër të bashkëpunimit dhe partneritetit me Brigadën Shumëkombëshe të Lindjes (KFOR-i Amerikan në Kampin Bondsteel), dhe bazuar në planin e stërvitjes, më 14 qershor 2017, në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes-Qendrën e Zhvillimit Profesional të Udhëheqësve në Ferizaj, u mbajt ushtrimi fushor; Kursi i Avancuar për Lider.

Në këtë ushtrim janë realizuar me sukses temat, si: Procedurat e Udhëheqjes së Trupave, Evakuimi i Viktimave me Helikopter, etj.

Pjesa praktike e ushtrimit, Evakuimi i viktimave me helikopter, është realizuar falë bashkëpunimit dhe partnershipit me Kampin Bondsteel, të cilët dhanë mbështetje si në pjesën teorike, ashtu edhe në pjesën praktike, duke ofruar edhe helikopterin për të demonstruar aftësitë e fituara nga pjesëtarët e FSK-së, gjatë ushtrimit.

Pjesëtarët e kursit të avancuar për lider, morën njohuri për procedurat dhe veprimet; se si barten viktimat me barela, dhe viktimat të cilat kanë lëndime më të lehta. Ata, këto procedura dhe përvoja nga teoria i realizuan konkretisht në praktikë duke i ngarkuar viktimat në helikopter me ngritje dhe zbritje nga helikopteri, dhe në të njëjtën kohë duke i marrë konsideratat për sigurinë, dhe pasojat që mundë të ndodhin gjatë evakuimit.

Pjesëtarët e ushtrisë amerikane, demonstruan lëshimin individual me litar nga helikopteri; për tërheqjen e viktimave nga lartësia-mbi 100 metra me litar.

Të kënaqur me realizimin e këtij ushtrimi me sukses, u shprehën Rreshter majori i Kampit Bondsteel, JEFFREY SCHUSTER si dhe Rreshter majori i KDS-së, Imri AZEMI, të cilët premtuan vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen, në këtë fushë.

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
      1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31

KOSOVO IN UNESCO