FSK-ja mori pjesë në gjysmë-maratonën ndërkombëtare të mbajtur në Prishtinë

Të dielën në Prishtinë u mbajt edicioni i 17-të i gjysmë-maratonës ndërkombëtare në atletikë, në të cilën morën pjesë atletë nga vendi ynë dhe shtete të shumta të botës.

Në këtë garë morën pjesë edhe 32 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë të Kosovës, ku 30 prej tyre vrapuan në shtegun  21 km,  ndërsa  2 të tjerë në shtegun 5 km.  Gjatë  zhvillimit të garës së gjysmë-maratonës ishte i pranishëm edhe një ekip mobil i mjekëve  i gatshëm për t’iu dalë në ndihmë atletëve.

Të gjithë pjesëtarët e FSK-së e kanë kaluar shtegun me sukses, me ç ‘rast  janë pajisur me certifikata nga organizatori.
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31

KOSOVO IN UNESCO