Ministri i FSK-së Haki Demolli u prit nga ministri i Mbrojtjes së Turqisë Fikri Isik

Ministri  i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës(MFSK), zotëri Haki Demolli,  zhvilloi një takim në Stamboll me Ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Turqisë, zotëri Fikri Isik, gjatë qëndrimit të tij  në panairin e 13-të Ndërkombëtar të Mbrojtjes ( IDEF 2017), në Turqi.

Në takimin e përbashkët, ministri Demolli dhe ministri i Mbrojtjes të Turqisë zotëri Isik folën   për marrëdhëniet e mira ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë si dhe për bashkëpunimin dhe koordinimin e shkëlqyeshëm ndërmjet FSK-së dhe Ushtrisë turke në përgjithësi.

Ministri Demolli e falënderoi në veçanti ministrin Isik për mbështetjen e vazhdueshme që Ministria turke e Mbrojtjes po jep për FSK-në, si në fushën e arsimimit; me anë të programeve  të ndryshme për shkollimin dhe  trajnimin e kuadrove ushtarake dhe civile, ashtu edhe në  mbështetjen me donacione dhe ofrimin e shërbimeve mjekësore për trajtimin  e pjesëtarëve  të FSK-së në Qendrën Spitalore të Ushtrisë së Republikës së Turqisë.

Nga ana e tij, ministri i Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, zotëri Fikri Isik shprehu gatishmërinë e Turqisë për ta vazhduar bashkëpunimin e plotë dhe të përkushtuar për Kosovën, me theks të veçantë për zhvillimin dhe avancimin e FSK-së si institucion për të cilin populli i Kosovës ka investuar shumë.

Në takim, Ministri shoqërohej nga këshilltari ushtarak i tij, kolonel Fadil Hadergjonaj si dhe atasheu i FSK-së në Ankara, nënkolonel Bekim Osmani.

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31

KOSOVO IN UNESCO