Orkestra e Ushtrisë turke dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës zhvilluan koncert të përbashkët

Në  Kazermën ,,Adem Jashari’’ në Prishtinë  u mbajt një koncert i përbashkët i Orekestrës Muzikore të Forcave të Armatosura të Turqisë në bashkëpunim me Orkestrën  e Forcës së Sigurisë së Kosovës ( FSK ) .

Për të  dëgjuar programin e dy orkestrave të pranishëm ishin  zëvendës komandanti i Komandës së Forcave Tokësore ( KFT), gjeneral brigade Gëzim Hazrolli, zëvendës komandanti komandanti i  Brigadës së Mbështetjes Operacionale ( BMO ),  kolonel Avdi Rraci, Shefi i Operativës  së KFT –së, kolonel Bashkim Shillova, komandanti i Kontingjentit Turk në Kosovë, kolonel Mustafa Tavazar  si dhe oficer dhe  nën oficer  të FSK-së dhe Ushtrisë së Turqisë.

Me këtë rast të gjithë të pranishmëve  me një  fjalë rasti i ‘u drejtua gjeneral Hazrolli i cili  i   përshëndeti  të gjithë të pranishmit ndërsa Orkestrën e  Ushtrisë turke e falënderoi për këtë iniciative dhe bashkëpunim, dhe shtoi se “në kuadër të ndërtimit të kapaciteteve operacionale një ndër kapacitetet shumë të rëndësishme është edhe Bendi Muzikor’’. Në fund gjeneral Hazrolli tha gjithashtu se: ,,Ne mburremi me kapacitetet që kemi ngritur deri tani dhe me profesionalizmin e tyre dhe mendoj që shkëmbimi i eksperiencave me Orkestrën Muzikor të ushtrisë turke do të jetë edhe një e arritur pa diskutim që do të shohim edhe në të ardhmen”.

I kënaqur nga realizimi i këtij bashkëpunimi u shpreh edhe  komandanti i Kontingjentit ushtarak turk në Kosovë, kolonel Mustafa Tavazar “ Bendi muzikor i ushtrisë së Turqisë  së bashku me Orkestrën Frymore të FSK-së na bënë që të përjetojmë qaste  të këndshme,  jemi mjaft të kënaqur edhe me bendin që ka  FSK-ja’’.

Në fund, kolonel TvazarNa u shpreh se FSK-ja ka një bend të mrekullueshëm: ,,Qëllimi ynë është të tregojmë respektin që kemi ndaj Kosovës edhe nëpërmjet shkëmbimeve kulturore’’.

Gjatë  këtij koncerti   të  gjithë të pranishmit patën mundësi që të argëtohen  dhe të shijojnë   interpretimin e veprave  të mrekullueshme nga këto dy orkestra me ç ‘rast Orkestra turke  befasoj publikun me interpretimin e  dy këngëve  shqipe të  cilat u  priten mjaft mirë nga të gjithë të pranishmit.

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31

KOSOVO IN UNESCO