Komandanti Rrahman Rama merr pjesë në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të FSK-së në Akademinë Ushtarake Mbretërore në Sandhurst

Nëntoger Xhevahir Hasanaj fitoi medaljen  “Kadeti më i  mirë ndërkombëtar” në Akademinë Ushtarake Mbretërore  në  Sandhurst.

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama në kuadër të vizitës zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, sot mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të kadetëve- oficerë në Akademinë Ushtarake Mbretërore në Sandhurst, ku pritet të diplomojnë nëntogerët e FSK-së; Xhevahir Hasanaj dhe Arlind Bajrami.

Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar zonja Theresa May ishte ajo e cila i inspektoi kadetët dhe në emër të lartmadhërisë së saj Mbretëreshës Elisabetë,  ndau medalje për nëntogerin Xhavihir Hasanaj  si dhe certifikata  për kadetët të cilët mbaruan studimet atje.

Me rastin e dhënies së medaljes oficerit të FSK-së, Xhevahir Hasanajt, kadetit me rezultatet më të larta nga të gjithë oficerët-kadetë ndërkombëtarë,  komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama tha se, rezultati i shkëlqyer i oficerit të FSK-së ka rëndësi të veçantë jo vetëm për Forcën e Sigurisë së Kosovës  por edhe për gjithë Kosovën. “Jam i privilegjuar që gjendem  sot, këtu, në cilësinë e komandantit, për të nderuar këtë ngjarje madhështore të organizuar nga kjo Akademi me nam, e cila çdoherë po nxjerr oficerë që po na bëjnë krenarë me rezultatet e tyre”,- tha gjeneral Rama.

Në këtë ceremoni përveç komandantit të FSK-së, gjeneral Rama,  ishte i pranishëm edhe Presidenti i Republikës, zotëri Hashim Thaçi; ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, zotëri Lirim Graiçevci; pastaj kolonel Xhevahir Geci, ushtrues detyre i komandantit të Brigadës për Reagim të Shpejtë(BRSH), nënkolonel Ali Krasniqi, shef i Departamentit për Bashkëpunim e Siguri në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe nënkolonel Gregor Lindsay.

Pas 12 muajsh shkollimi në Akademinë Mbretërore Ushtarake në Sandhurst të Britanisë së Madhe, sot oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Xhevahir Hasanaj  fitoi medaljen “ Kadeti ndërkombëtar më i mirë”.

Kjo është hera e dytë që një oficer kadet nga Kosova fiton çmim si kadeti më i mirë ndërkombëtar, duke pasur  parasysh që në vitin 2015 nëntoger Ismail Hoxha pati fituar shpatën e argjendtë.

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
      1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31

KOSOVO IN UNESCO