Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës merr pjesë në Ushtrimin “Biza 17-01” në Shqipëri

Një kontingjent prej 12 pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës u nisën sot për në Republikën e Shqipërisë, për të marrë pjesë në Ushtrimin “ Biza 17-01”,  ushtrim  Vendkomandë  /  i  asistuar me  kompjuter.

Ky ushtrim  do realizohet   në dy periudha nga 09-14.04.2017 dhe 17-20.04.2017 në Qendrën  Simulantëve të Forcave të Armatosura të Shqipërisë në Tiranë, ushtrimi do realizohet në madhësi të  Grup batalionit të këmbësorisë.

Për ti përshëndetur dhe uruar suksese pjesëtarëve që do marrin pjesë në këtë trajnim të pranishëm ishin edhe shefi i Shtabit të Komandës së Forcave Tokësore ( KFT), kolonel Naim Haziri si dhe shefi i Operatives të KFT-së, kolonel Bashkim Shillova.

Më këtë rast kolonel Haziri ju uroj suksese pjesëmarrësve dhe njëherë kërkoi nga ta angazhim maksimal gjatë këtyre dy javëve, duke shtuar \" Forca e Sigurisë së Kosovës nuk merr pjesë vetëm simbolikisht në trajnime të tilla por gjithmonë arrijnë të tregojnë rezultate të larta në trajnime të ndryshme, edhe nga ju kërkoji  që të ktheheni me rezultate të shkëlqyera, dhe të jeni të gatshëm që njohurit e fituara gjatë këtyre ditëve ti implementoni edhe  në FSK\".

Ndër tjera shefi i Shtabit të KFT-së, kërkoj që pjesëtarët e FSK-së të tregojnë disiplinë, të bashkëpunojnë ndërmjet vetë  dhe të respektojnë urdhrat e udhëheqësit të  tyre.

Ky ushtrim  si dhe  ushtrime të mëhershme janë duke u   realizuar në kuadër të bashkëpunimit Bilateral  që Republika e Kosovës, përkatësisht  Forca e Sigurisë së Kosovës ka me Republikën e Shqipërisë dhe Forcat e saj të Armatosura.
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
   1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30

KOSOVO IN UNESCO