Realizohet gara humanitare në atletikë ,,Vrapo me FSK-në Mitrovica 2017”

Të dielenë në qytetin e Mitrovicës, Forca e Sigurisë së Kosovës ( FSK ),  në bashkëpunim me Federatën e Atletikes së Kosovës dhe Komunës e Mitrovicës realizuan garën humanitare në atletikë \"Vrapo me FSK-në Mitrovica 2017\" i realizuar nga  oficerët e rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës me q’ rast të gjitha fondet e mbledhura, do të shkojnë për familjet në nevojë të kësaj komune.

Për ta nderuar dhe përcjellë nga afër këtë ceremoni të pranishëm ishin Drejtori i Drejtorisë për Operacione në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral brigade Zymer Halimi, nënkryetari i Komunës së Mitrovicës Faruk Mujka,  shefi i Shtabit të Komandës së Forcave Tokësore (KFT), kolonel Naim Haziri, ushtrues detyre i Brigadës së Reagimit të Shpejtë (BRSH ),  kolonel Xhevahir Geci, shefi i Operativës së KFT –së, kolonel Bashkim Shillova si dhe eprorë dhe oficerë të MFSK-së dhe FSK-së.

Para fillimit të  garës të  pranishmeve ju drejtua  nënkryetari i Mitrovicës Faruk Mujka i cili falënderoi organizatorët për këtë organizim  i cili siç tha zotëri Mujka ,,në vetë ka  dy porosi mjaft të rëndësishme që  të merremi sa më shumë më aktivitete sportive dhe të shtrijmë shpirtin e solidaritetit dhe humanizmit dhe ju uroj suksese gjithë pjesëmarrësve në këtë garë”.

Vrapit 10 km  në të cilin morën pjesë  pjesëtarë të FSK-së, KFOR-it, shoqërive joqeveritare, qytetarë të Kosovës i’u bashkua edhe ambasadori  i Britanisë së Madhe në  Kosovë,  Ruairi O’Connell  së bashku me bashkëshorten e tij.

Të gjithë garuesit arritën që ta përfundojnë me sukses këtë vrap ndërsa tri vendet e para në kategorinë e meshkujve takuan : vendi i parë ( medalje e arte)  Emin Grajqevci,  më nr. 770,  vendi i dytë ( medalje e argjendtë),  Tiron Mamusha  nr. 644 dhe  vendi i  tretë ( medalje të bronztë), Bujar Uka më nr 788.

Në kategorinë e femrave vendin e  parë ( medalje e artë ) e fitoi Qëndresë Ramadani me nr 865, vendi i dytë (medalje argjendtë)  Nebahate Maqasterna me nr.646 dhe   vendi i tretë (medalje e bronztë) i  takoi  oficerit të FSK-së, toger Manushaqe Nura,  me nr.652.

Në fund, tri vendeve të para u dhuruan Medalje nga eprorët e FSK-së dhe nënkryetari i  Komunës së Mitrovicës  ndërsa gjithë pjesëmarrësit u shpërblyen me Certifikatën e pjesëmarrjes.

Vrapi Humanitar “Vrapo me FSK” është një aktivitet i iniciuar dhe organizuar nga oficerët e rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës, me qëllim të promovimit të shëndetit të mirë përmes aktivitetit sportiv, por mbi të gjitha ka vlerave humane. Edhe kësaj radhe FSK-ja dëshmori se është afër qytetarëve të saj, dhe edhe në të ardhmen do të jetë afër tyre, për t’i ndihmuar të gjithë ata që kanë nevojë.
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
      1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31

KOSOVO IN UNESCO