Oda Zejtare e Dortmundit dhe Oda Ekonomike Kosovës ndihmojnë pjesëtarët e FSK-së

Dje u certifikuan dy pjesëtarë të FSK-së, të cilët për 17 muaj ndoqën  një trajnim profesional në fushën e automekanikes.  Trajnim u zhvillua nga Oda Zejtare e Dortmundit e  mbështetur nga Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim e Gjermanisë dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët kosovarë, Oda Ekonomike e Kosovës dhe Shkolla Profesionale “Shtjefën Gjeçovi” në Prishtinë. Trajnimi ka filluar qysh në nëntor të vitit 2015 dhe ka përfunduar më 31 mars të vitit 2017.

Ky trajnim/arsimim profesional me elemente të praktikës duale, shkollë-ndërmarrje, është zhvilluar në fushën e automekanikes për mirëmbajtje të mjeteve të motorizuara dhe sipas standardeve gjermane të arsimit profesional.

Në ceremoninë përmbyllëse të këtij trajnimi  morën pjesë përfaqësues të OZD-së, OEK-së, FSK-së, KFOR-it dhe përfaqësues të shkollës.

Provimi praktik dhe teorik është mbajtur nën mbikëqyrjen e ekspertëve nga OZD-ja, përfaqësuesit e KFOR-it gjerman dhe mësimdhënësit e   automekanikes nga shkolla “Shtjefën Gjeçovi\".

Me këtë rast,  z. Wilhelm Hicking, drejtori gjeneral i Odës Zejtare të Dortmundit tha se; ne besojmë shumë që bashkëpunimi me FSK-në do të vazhdojë edhe në të ardhmen në fusha me interes të përbashkët, bazuar  edhe në arritjen e rezultateve të shkëlqyeshme të dy pjesëtarëve të FSK-së, Lavdim Bajraktarit dhe Agron Abdullahut.

Në këtë drejtim kontribut të madh ka dhënë edhe Shkolla Profesionale “Shtjefën Gjeçovi” në Prishtinë, e cila nga Oda Zejtare e Dortmundit është pajisur me aparaturën  dhe sistemin më modern në rajon.

Pjesëtarëve të FSK-së, të cilët morë pjesë në këtë trajnim, iu ndanë certifikata nga Wilhelm Hicking, drejtori gjeneral i OZD-së,  Ferat Idrizi, drejtor i Agjencisë për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Aftësim për të Rritur në Kosovë dhe Parim Bajrami, sekretar i OEK-së.

Gjithashtu, një kontribut të veçantë në trajnimin e pjesëtarëve të FSK-së kanë dhënë edhe ndërmarrjet: “Auto Kaçandolli LLC\"në Prishtinë, “AHP LLC” në Prizren dhe “Baki Automobile -Volkswagen”në Llapnasellë.

Bashkëpunimi në mes OZD-së, OEK-së dhe FSK-së, do të vazhdojë edhe në të ardhmen, me qëllim të realizimit të projekteve në fushat më interes të përbashkët dhe posaçërisht në të mirë të pjesëtarëve të FSK-së, tha z. Franc Musolli, përfaqësues i OZD-it dhe koordinator i projekteve të Partneritetit për Arsim Profesional dhe Akademi të Ndërmarrësisë në Kosovë.  

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31

KOSOVO IN UNESCO