Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama në Konferencën për FSK-në të organizuar nga Instituti RIDEA

Sot, në hotelin  Swiss Diamond në Prishtinë u mbajt konferenca me temën: “Forca e Sigurisë së Kosovës - Perspektiva e së Ardhmes”, të organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit RIDEA,  në të cilën morën pjesë; Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, ambasadori i SHBA-ve, z. Greg Dellawie, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, ambasadorë të akredituar në Kosovë, analisti i çështjeve të Ballkanit  Daniel Server, ministra, deputet, analist  dhe gazetarë. 

Pasi që tema kishte të bënte me perspektivën e FSK-së, në takim ishte edhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama i shoqëruar nga kolonel Fadil Hadergjonaj këshilltar i ministrit të FSK-së, nënkolonel Agron Bajrami shef i Departamentit për Transformim në MFSK dhe këshilltari i ministrit të FSK-së Rexhep Leci.

Në seancën e dytë të drejtimit të punimeve, panelist ishte kolonel Fadil Hadergjonaj. Gjatë  debateve të kësaj Konferencë u bënë vlerësime me rëndësi për rrugën dhe procedurat e transformimit të FSK-së në Forcat e Armatosura të Kosovës.

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31

KOSOVO IN UNESCO