Përfundoi seminari për inteligjencë ,,Procesi i vendimmarrjes/inteligjenca në planifikimin e fushëbetejës”

Nga  data 14-16.03.2017 është realizuar aktiviteti në fushën e inteligjencës me temë: ,,Procesi i vendimmarrjes/inteligjenca në planifikimin e fushëbetejës”,  me pjesëmarrjen e 31 pjesëtarëve  nga të gjitha njësit e FSK-së .

Gjatë këtij seminari të mbajtur nga instruktorët e Ushtrisë Amerikane për Evropë,janë shtjelluar tema të rëndësishme si:

Hapat e inteligjencës gjatë procesit të vendimmarrjes duke u përcjell me punë praktike në harta.

Plani i  mbledhjes së informacioneve me punë praktike në harta.

Produktet finale të inteligjencës gjatë procesit të vendimmarrjes.

Pjesëmarrja në këtë seminar ishte nga të gjitha njësitë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ku përveç pjesëtarëve që aktualisht kryejnë detyra në fushën e inteligjencës kishte edhe nga ata që në të ardhmen mund të jenë pjesë e kësaj fushe.

Në ceremoninë përmbyllëse ishte komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës  gjenerallejtënant Rrahman Rama, shefi i Shtabit të Komandës së Forcave Tokësore kolonel Naim Haziri, shefi i G2, KFT nënkolonel Ilir Shyti .
Më këtë rast, Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama në fjalën e tij falënderoi instruktorët për punën e tyre dhe në veçanti  falënderoi  komandantin e Ushtrisë Amerikane për Evropë, gjenerali Ben Hodges për mbështetjen që po i jep FSK-së në të gjitha fushat, sidomos në fushën e inteligjencës.Ai po ashtu  porositi  pjesëmarrësit që njohuritë e fituara t’i shpërndajnë te varësit e tyre  në të gjitha nivelet.

Instruktorët e USAREUR u shprehën të impresionuar që patën rastin të punojnëdhe t’i shkëmbejnë njohuritë së bashku me oficerët dhe nënoficerët e FSK-së.

Në funde, gjeneral Rama ndau mirënjohje për instruktorët nga USAREUR, në shenjë  falënderimi për punën dhe kontributin  e tyre në avancimin  e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30

KOSOVO IN UNESCO