Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama ligjëroi në Kolegjin Iliria

Sot, komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama,para profesorëve dhe studentëve të Kolegjit “Iliria”mbajti një ligjëratë me temën: Roli, detyrat, statuti aktual, kapacitet operacionale, trajnimet, bashkëpunimi bilateral, dhe planifikimi për të ardhmen e FSK-së. 

Komandanti i FSK-së u prit nga presidenti i kolegjit, Prof. Dr. Mixhait Reçi, i cili e falënderoi komandantin për bashkëpunimin e mirë që ka me FSK-në.
Gjenerali RrahmanRama me këtë rast, i njoftoi studentët dhe profesorët për strukturën e FSK-së, kapacitetet e saj operacionale; shkollimet, operacionet humanitare, trajnimet brenda dhe jashtë vendit, bashkëpunimin bilateral, memorandumin e bashkëpunimit me Gardën Kombëtare të IOWA-s, dhe me shumë shtete të NATO-s, “të cilëtpo e ndihmojnë FSK-në, përmes shkollimeve dhe trajnimeve nëngritjen profesionale të pjesëtarëve të FSK-së,siç janë: SHBA-të, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Maqedonia, Kroacia, Turqia, Shqipëriadhe shtete tjera”. Ai tha se vetëm vitin e kaluar me Gardën Kombëtare të Ajovës kemi realizuar 55 aktivitete të përbashkëta, ndërsa gjatë këtij viti, do t’i kemi mbi 110 aktivitete të përbashkëta.

Gjithashtu, komandanti i FSK-së,gjeneral Ramaifoli edhe përkapacitetetoperacionale të FSK-së, dhe njësitë profesionale, ku theksoi se “ekipet e deminimitkanë pastruar mijëra e mijëra metra katror territor të Kosovës, dhe pa pasur as më të voglin incident, me çka tregohet puna, përkushtimi dhe profesionalizmi që kanë deminerëte FSK-së, kurse gjatë sezonit dimëror mbajnë ligjërata në të gjitha shkollat në nivel vendi, për vetëdijesimin e nxënësve dhe qytetarëve për rrezikun nga minat dhe mjetet e tjera të pashpërthyera. FSK-ja ka edhe njësi profesionale për kërkim-shpëtim, të cilët kanë marrë pjesë në shumë operacione edhe jashtë vendit”. Ne u kemi bërë oferta për tu dalë në ndihmë edhe shteteve fqinje, pas vërshimeve, tërmeteve dhe pasojave tjera natyrore shtoi gjeneral Rama.

Komandanti i FSK-së, i njoftoi studentët edhe me ushtrimet fushore dhe bashkëpunim në këtë drejtim me partnerët, si dhe pjesëmarrjen për herë të parë të endeve të regjionit në cilësinë e vëzhguesve, dhe në realizimin dhe bashkëpunim me Ushtrinë Amerikane, KFOR-in, Garda Nacionale e Ajoves, etj. “Qëllimi ynë përmes trajnimeve me partnerët tanë është ndërtimi i një force profesionale me qëllim që të jemi pjesë e NATO-s”.

Gjeneral Rama gjatë ligjëratës i njoftoi studentët edhe bashkëpunimin që ka FSK-ja, ku tha: “me 13 shtete kemi marrëveshje bilaterale,si dhe jemi në proces edhe me 6 shtete të tjera,për nënshkrimin e marrëveshjeve bilaterale”.

Komandanti i FSK-s gjeneral Rrahman Rama gjithashtu i njoftoi studentët e Kolegjit “Iliria” me procedimin e projektligjit të FSK-së nga Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, si dhe formimin e grupeve punuese nga Ministria e FSK-se, të cilët pas dhënies së mendimit, projektligjin ditë më parë e kemi procedue në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Gjeneral Rama tha se Ministria e FSK-së dhe FSK shpreh pajtimin e plotë dhe mbështesin miratimin e Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Pas përfundimit të ligjëratës shumë nga studentë parashtruan pyetje të ndryshme, që kishin të bënin rreth bashkëpunimit bilateral, kritereve dhe kushteve të pranimit të pjesëtarëve të FSK-së. 

 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31

KOSOVO IN UNESCO