Ministri Haki Demolli priti në një takim ambasadorin e Kanadasë në Kosovë

Ministri i Forcës së Sigurisë të Kosovës, z. Haki Demolli, priti sot ambasadorin jo-rezident të Kanadasë në Republikën e Kosovës, z. Daniel Maksymiuk, të cilin z. Demolli e falënderoi për përkrahjen që Kanadaja dhe Ministria e saj e Mbrojtjes po japin për MSK-në.

Ministri Demolli dhe ambasadori Maksymiuk biseduan edhe për marrëdhëniet e mira  ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Kanadasë, me theks të veçantë për bashkëpunimin e mirë ndërmjet dy ministrive të Mbrojtjes.

Ministri Demolli, me këtë rast, e njoftoi ambasadorin me zhvillimet e përgjithshme në FSK dhe me zhvillimet rreth projektligjit për FSK-në.

Gjithashtu ministri Demolli dhe ambasadori Maksymiuk biseduan edhe për mundësitë e bashkëpunimit jo vetëm  ndërmjet FSK-së dhe Forcave të Armatosura të Kanadasë, por edhe në fusha tjera përkatëse në nivel vendi.

Nga ana e tij, ambasadori Daniel Maksymiuk premtoi se do të angazhohet për thellimin e  bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Kanadasë edhe në fusha tjera,  dhe në këtë kontekst edhe në mes FSK-së dhe Forcave të Armatosura të Kanadasë.
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31

KOSOVO IN UNESCO