FSK-ja nderon ushtarët sllovakë të rënë në fatkeqësinë ajrore pas kryerjes së misionit në Kosovë

Në kujtim të ushtarëve sllovakë të KFOR-it, që pësuan në fatkeqësinë ajrore, më 19 janar 2006, pas kryerjes së misionit të tyre për ruajtjen e paqes në Kosovë, sot një delegacion i FSK-së ka bërë homazhe në Parkun e Qytetit, ku është ngritur Pllaka përkujtimore në shenjë nderimi për veprën e tyre.

Me urdhër të komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, është bërë renovimi i  Plakës përkujtimore për 42 ushtarët sllovakë, të cilët kanë humbur jetën në një fatkeqësi ajrore, gjatë kthimit të tyre në atdhe, pas misionit në kuadër të KFOR-it në Kosovë.

Në emër të  komandantit të FSK-së, nënkolonel Afrim Veseli- shef i Sektorit për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak në FSK, vuri një buqetë me lule të freskëta pranë Pllakës përkujtimore, si  shenjë përkujtimi dhe falënderimi për shërbimin e tyre në ruajtje të paqes në Kosovë.

Para 11 vitesh 43 ushtarët sllovakë pas kryerjes së misionit të tyre në Kosovës, në të kthyer në Sllovaki, në një fatkeqësi ajrore 42 prej tyre patën humbur jetën dhe vetëm njëri nga ta arriti të shpëtojë i gjallë.
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31

KOSOVO IN UNESCO