Përfundoi trajnimi i përbashkët në fushën e komunikimit mes FSK-së dhe Brigadës Shumëkombëshe Lindje

Në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, nga data 09 deri më 10 mars, është  realizuar trajnimi i përbashkët  në  fushën e komunikimit mes FSK-së dhe ekipit mobil të Brigadës Shumëkombëshe Lindje të kampit Bonstill nga Ushtria  e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Të pranishëm gjatë trajnimit ishin zëvendëskomandanti i Forcave Tokësore  gjeneral brigade Gëzim Hazrolli, zëvendëskomandanti i  Brigadës Shumëkombëshe Lindje kolonel Jeffrey SUVER, shefi i Departamentit të Komunikimit të KFT-së nënkolonel Gyrner Murati dhe përgjegjësi për komunikim në kuadër të Brigadës Shumëkombëshe Lindje major Work Walter si dhe oficerë të FSK-së dhe KFOR-it.

Ky trajnim  kishte për qëllim shkëmbimin e përvojave  dhe  vendosjen e komunikimit të përbashkët  për realizimin e ushtrimit fushor ,,Silver Sabre 3”, i cili do  të organizohet nga KFOR-i dhe është në vazhdën e mbështetjes që është duke dhënë Ushtria amerikane  për Forcën e Sigurisë së Kosovës në të gjitha fushat.

Zëvendëskomandanti i Forcave Tokësore, gjeneral brigade Gëzim Hazrolli, u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin e FSK-së me Ushtrinë amerikane, duke theksuar  në veçanti  rëndësinë e bashkëveprimit  me kampin Bonstill rreth pajisjeve të komunikimit.

Ndërkaq, zëvendëskomandanti  Brigadës Shumëkombëshe Lindje,  kolonel Jeffrey SUVER, u shpreh se ndjehet mjaft i kënaqur me bashkëpunimin me Forcën e Sigurisë së Kosovës, për sa i përket përgatitjes së pjesëtarëve të FSK-së me pajisje  moderne në lëmin e komunikimit.

Në fund, zëvendëskomandanti i Forcave Tokësore dhe zëvendëskomandanti  Brigadës Shumëkombëshe Lindje, theksuan se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen përmes  shkëmbimit të përvojave dhe organizimit të ushtrimeve  në këtë fushë.
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
   1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30

KOSOVO IN UNESCO