Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli vizitoi Qendrën për Studime Universitare të FSK-së

Sot, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Kadri Veseli, vizitoi Qendrën për Studime Universitare të FSK-së, në kazermën ,,Adem Jashari“ në Prishtinë, për një vizitë urimi dhe bashkëbisedimi me kadetët dhe oficerët e FSK-së. Zotit Veselit, mirëseardhje i dëshiruan komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, zëvendës komandanti i Forcave Tokësore, gjeneral brigade Gëzim Hazrolli dhe komandanti i QSU-së, major Avni Kiqina.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, në njërën nga sallat e Qendrës për Studime Universitare, takoi kadetët e FSK-së, ku u shpreh se ndihet i privilegjuar, “që sot jam para jush, për t’ju informuar për hapat të cilët po mirën për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës”.

FSK-ja, që nga viti 2013 i ka arritur kapacitet e saj, për ta ndryshuar misionin. Duke ju drejtuar kadetëve tha: “ Ju keni krijuar mundësinë që Kosova të jetë para një vendimi historik. Siç e dini, presidenti i Kosovës, dje ka marrë një vendim i cili është në interesin e vendit tonë, me qëllim tërësisht paqësor, në mbështetje të qytetarëve të vendit dhe në fqinjësi të mirë me të gjithë fqinjët, por edhe me qëllimin e shenjtë, mbrojtjen e vendit tonë. Ushtria e Kosovës do të ketë për mision, Paqen në vend dhe rajon, do të jemi kontribuues të paqes me partnerët tanë, ku do që kërkohet, dhe njëherë jemi populli më liridashës, dhe nuk kemi as një pretendim përveç atij të paqes në rajon dhe në botë” theksoi në fund, z. Veseli.

Me këtë rast, kadetët i bënë shumë pyetje kryeparlamentarit Veseli, për procesin e transformimit, sfidat dhe të ardhmen e FSK-së. Ai inkurajoi kadetët që të vazhdojnë angazhimin dhe punën e pandalshme në profesionalizimin e mëtejmë të tyre dhe të FSK-së.

Ndërsa komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama e ka falënderuar z. Veseli, për vizitën në prag të aprovimit t[ Ligjit për transformimin e Forcës së Sigurisë dhe për mbështetjen që po i jep FSK-së, në këtë drejtim.
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31

KOSOVO IN UNESCO