Certifikohen 24 pjesëtarë të FSK-së në trajnimin mjekësor “Personi i parë në vendngjarje”

Sot, në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, u mbajt ceremonia e certifikimit të pjesëtarëve të FSK-së, të cilët për dy javë kryen trajnimin mjekësor,” Personi i parë në vendngjarje” të mbajtur nga instruktorët Britanisë së Madhe.

“Është shumë me rëndësi kur jeni në mision apo betejë, dhe kur e dini se nëse ndodh të plagoseni rëndë është dikush pran jush, që mund të ju mbaj gjallë, deri sa të vjen ndihma profesionale mjekësore dhe kjo e rrit moralin e luftës” tha në fillim të fjalës së tij, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, për të shtuar se: “Prej një ushtari kërkohet jo më shumë se të jetë fizikisht i përgatitur, të dinë të përdor armët dhe të jetë në gjendje ta ndihmojë shokun në raste lëndimi”.

Komandanti i FSK-së, duke ju drejtuar pjesëtarëve të FSK-së, të cilët kryen trajnimin, tha: “Ju duhet t’i përdoreni këto shkathtësi edhe nëse jeni jashtë detyrës, mos harroni atë që keni mësuar. Si ushtarë që jeni, ju gjithherë duhet të jeni shembull dhe në gjendje për t’u përballuar në situata të vështira. Ju tani keni aftësi shtesë të cilat ju mund të përdorni për të marrë përgjegjësinë e një incidenti dhe të kujdeseni për njerëzit, pa marrë parasysh gradën e juaj”.

Trajnimin me profesionalizëm e kanë mbajtur instruktorë nga Mbretëria e Bashkuar të udhëhequr nga Derbyshire Stronge (International) Ltd dhe është financuar gjithashtu nga Ministria  e Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar”.

Në fund komandanti i FSK-së, falënderoi Mbretërinë e Bashkuar si dhe instruktorët që e kanë kryer me sukses këtë trajnim, shumë të nevojshëm për FSK-në. ”Unë e falënderojë David Derbyshirë dhe ekipin e tij; Mike Kelly dhe Caroline, për mbështetje dhe trajnimin e tyre të shkëlqyer”.

Ndërsa këshilltari i Komandantit të FSK-së, nënkolonel Gregor Lindsay,  pos tjerash, tha: “ Ju tani keni një grup të gjerë të përgatitur të ndihmës së parë. Tani e dini se si të veproni; të matur dhe pa kurrfarë shqetësimi në raste të një incidenti, kur njerëzit janë të plagosur rëndë. Nëse ju gjeni veten në një incident të tillë, mos kini frikë, për të qenë personi i parë në vendngjarje, dhe që duhet t’i përdorni aftësitë tuaja profesionale. Çdo ushtar i cili përdor aftësitë e tyre në një situatë të tillë, të vështirë, do të jetë një kredi për FSK-në”.

Nënkolonel Lindsay përgëzoi pjesëtarët e FSK-së: “Ju jeni duke punuar shumë dhe pas përfundimit të provimeve me shkrim dhe ato praktike, ju keni arritur të njëjtin nivel të kompetencës si kolegët tuaj në Mbretërinë e Bashkuar. Ushtria britanike e sheh ndihmën e parë si një mision aftësi kritike për ushtarët që shkojnë në operacionet. Kjo është arsyeja pse juve ju duhet të merri njohuri nga ndihma e parë, në mënyrë serioze këtu në Kosovë. Në të ardhmen ne mund të veprojmë në operacionet e mbështetjes së paqes së bashku. Unë personalisht jam i kënaqur që të dini se në qoftë se unë do të shërbej së bashku me një prej jush e di se nëse plagosem në këtë mision, ju do të keni aftësi për të më mbajtur gjallë“ tha në fund këshilltari i komandantit të FSK-së.

FSK-ja gjatë pesë viteve të fundit ka kryer trajnime të drejtpërdrejta mjekësore, në nivele të ndryshme, nga Derbyshire Stronge. Gjatë dy javëve, 24 pjesëtarë janë trajnuar në trajnimin, personi i parë në skenë.

Award Intermediate është një kualifikim i cili është i njohur ndërkombëtarisht, dhe është i përshtatshëm dhe mund të jetë shumë i dobishëm për të ndihmuar në aspirata afatgjata për të zhvilluar një aftësi mjekësore të vetë-qëndrueshme brenda FSK-së, por edhe në FAK.

Është planifikuar që studentët më të mirë në këtë kurs, do të bëhen instruktorë mjekësorë, brenda njësive të tyre.
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31

KOSOVO IN UNESCO