Ministri Haki Demolli priti gjeneral brigade Manushaqe Shehun

Ministri i  Forcës  së Sigurisë së Kosovës(MFSK), zotëri Haki Demolli dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama në takime të ndara pritën një delegacion të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në krye me gjeneral brigade Manushaqe Shehu, komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Në fillim të takimit, ministri Haki Demolli u shpreh se bashkëpunimi i mirë bilateral dhe vëllazëror midis Ministrisë për FSK-në dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë është duke u kultivuar dhe zhvilluar çdo ditë e më shumë dhe  me rezultate konkrete në gjitha fushat, dhe se ky bashkëpunim sidomos është me rëndësi të veçantë sepse ka të bëjë me shkollimet, trajnimet dhe ngritjen profesionale të pjesëtarëve dhe njësive të FSK-së.

Nga ana e saj, gjeneralja e parë shqiptare, zonja Manushaqe Shehu u shpreh se ndjehet e lumtur që në vizitën e saj të parë si gjeneral në FSK sheh zhvillim dhe avancim të shkëlqyeshëm. Gjeneral Shehu tha gjithashtu se vizita në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes dhe më parë ajo në kazermën ,,Skënderbeu’’, ia kanë forcuar bindjen se FSK-ja është  në rrugë të mbarë dhe të drejtë në arritjen e synimeve dhe qëllimeve të saj, për të qenë Forcë e Armatosur e Kosovës.

Gjithashtu, në takimin e përbashkët që zhvilluan komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe gjeneral brigade Manushaqe Shehu, biseduan  për bashkëpunimin e deritanishëm në mes të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, në veçanti rreth bashkëpunimit dhe koordinimit të aktiviteteve në fushën e arsimimit, trajnimit dhe shkëmbimeve profesionale ndërmjet dy forcave.

Kjo ishte vizita e parë e gjeneral brigade Manushaqe Shehut në Forcën e Sigurisë së Kosovës, që nga emërimi i saj gjeneral në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31

KOSOVO IN UNESCO