Në MFSK mbahet takimi i grave të sektorit të sigurisë

Sot, në Ministrinë për Forcën e Sigurisë të Kosovës, u mbajt takim i dytë i përfaqësuesve të grave të cilët punojnë në sektorin e sigurisë të Kosovës dhe të organizatave të shoqërisë civile. Qëllimi i mbajtjes së këtij takimi është bashkërendimi i aktiviteteve dhe objektivave në fushën e mbështetjes së gruas në sektorin e sigurisë, nga ana e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së.

Në këtë takim të sigurisë, pos grave nga Ministria e FSK-së dhe FSK-ja, morën pjesë edhe gratë nga Policia e Kosovës, nga Ministria e Punëve të Brendshme, nga Kuvendi i Kosovës, Organizata e Shoqërisë Civile, KIPRED, OSBE, DCAF, UNWOMEN, e të tjera.

Takimin e sotëm e hapi koordinatorja e Njësisë për të Drejtat e Njeriut të MFSK-së, z. Halime Morina e cili fillimisht përshëndeti të pranishmit dhe falënderoi për pjesëmarrjen në këtë takim të sigurisë.

Në takimin e grave pjesëmarrëse prezantuan edhe Ministri i MFSK-së, z. Haki Demolli,  sekretari i përgjithshëm z. Shkëlzen Sylaj dhe Ganimete Musliu, deputete e Parlamentit të Kosovës-Komisioni për punë të Brendshme dhe Mbikëqyrje të FSK-së.

Ministri i MFSK-së, z. Haki Demolli, me këtë rast, përshëndeti gratë pjesëmarrës si dhe deputeten Ganimete Musliu, duke përshëndetur iniciativën që gratë janë duke e bërë, sa i për ketë rolit të grave në fushën e sigurisë.

Ai tha se: “jemi përkushtuar ne si ministri, që ta avancojmë rolin e femrës në Ministri dhe FSK, në fushën e sigurisë. Ai tha se: ”ne mburremi me vetë faktin për rolin e grave që kanë në Ministri dhe FSK, respektimin e tyre si dhe me multietnicitetin në kuadër të MFSK-së dhe FSK-së”. 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28

KOSOVO IN UNESCO