Ministri Haki Demolli priti komandantin e Detashmentit të bashkuar regjional jugor të KFOR-it, kolonel Mustafa Tavazar

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës(MFSK), zotëri Haki Demolli priti në takim komandantin e Detashmentit të bashkuar regjional jugor të KFOR-it, kolonel Mustafa Ihsan Tavazar, njëherësh edhe komandanti i Kontingjentit turk të KFOR-it.

Në takimin e përbashkët të ministrit Demolli dhe kolonelit Tavazar u bisedua për gjendjen e sigurisë në vend, zhvillimin e FSK-së dhe angazhimin e KFOR-i në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend, me theks të veçantë për kontributin e vazhdueshëm të Kontingjentit ushtarak turk në kuadër të KFOR-it, i cili në vazhdimësi ka përkrahur avancimin profesional dhe zhvillimin e  kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Nga ana e tij, ministri Demolli duke i  uruar  detyrën e re, e ka falënderuar kolonelin Tavazar për mbështetjen që shteti i Turqisë, Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të  saj  kanë dhënë për Kosovën dhe FSK-në, përmes  angazhimit të pakursyer të ekipeve trajnuese të ushtarakëve turq.

Gjithashtu edhe kolonel Mustafa Ihsan Tavazar ka shprehur gatishmërinë që bashkëpunimi me MFSK-në dhe  FSK-në të intensifikohet edhe më shumë në të ardhmen, njëkohësisht Ai ri përsëriti përcaktimin e Turqisë që të mbështetës Kosovën në ngritjen dhe avancimin e mekanizmave të saj të sigurisë. 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31

KOSOVO IN UNESCO