Bashkëpunim i frytshëm i Departamentit të Mjekësisë së MFSK-së me homologët e KFOR-it gjerman në Prizren

Drejtori i Departamentit të Mjekësisë në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës(MFSK), dr. Xhevdet Tahiraj, priti në  takim pune një delegacion të KFOR-it gjerman të udhëhequr nga koloneli Fisher- këshilltar i komandantit të KFOR-it dhe nënkoloneli Lube-komandant i Kompanisë Muar dhe Kompanisë Mjekësore në Spitalin e KFOR-it-gjerman në Prizren, të cilët shoqëroheshin edhe nga këshilltari i MFSK-së, nënkolonel  M.Girsse.

Gjatë takimit dypalësh u bisedua për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të shërbimit mjekësor të FSK-së dhe Spitalit Gjerman në Prizren, si dhe për mundësinë e dërgimit të ekipeve mjekësore të FSK-së, një herë në muaj, në Spitalin Gjerman në Prizren.

Theksojmë se bashkëpunimi në mes të shërbimit mjekësor të MFS-së/FSK-së dhe sektorit të shëndetësisë të kontingjentit gjerman në kuadër të KFOR-it është mjaft i ngushtë, dhe se të dy palët u zotuan për thellimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen.

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30

KOSOVO IN UNESCO