Ministri Haki Demolli priti në takim Matthew Palmer, drejtor për Çështje të Evropës Qendrore dhe Jugore në Departamentin amerikan të Shtetit

Ministrisë i Forcës së Sigurisë së Kosovës(MFSK), zotëri Haki Demolli priti në takim një delegacion nga Departamenti amerikan i Shtetit ne krye me zotëri Matthew Palmer, drejtor për Çështje të Evropës Qendrore dhe Jugore.

Në takimin e përbashkët të ministrit Demolli me delegacionin amerikan,  ku ishin edhe zëvendësministri Muhamet Latifi, komandanti i Forcës së Sigurisë, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe shefi i Kabinetit zotëri Latif Leka, u bisedua për zhvillimet politike dhe të sigurisë në vend,  procesin e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës(FSK) si dhe rreth bashkëpunimit dypalësh të Kosovës me mekanizmat ndërkombëtarë të sigurisë, me partnerët strategjikë dhe me shtetet tjera partnere të vendit tonë.

Nga ana e tij, ministri Haki Demolli e njoftoi zotëri Palmerin mbi situatën e sigurisë në vend, zhvillimin e kapaciteteve të FSK-së dhe zhvillimet rreth procesit të saj të transformimit, planet e Ministrisë dhe Qeverisë lidhur me procesin e transformimit, gatishmërinë për transparencë në këtë proces si dhe domosdoshmërinë e koordinimit me NATO-n, partnerët strategjikë (SHBA, Gjermani, Britani e Madhe, etj.)dhe hapat e    mëtejmë të rrumbullakimit të këtij procesi mjaft të rëndësishëm të shtet ndërtimit të Kosovës. Z. Demolli tha se Kosova synon ndërtimin e një force shumetnike, mbrojtëse dhe e gatshme për t’i kontribuar paqes në rajon dhe më gjerë.

Gjithashtu, ministri Haki Demolli shprehu mirënjohjen e  tij për angazhimin e NATO-s në ruajtjen e paqes në Kosovë përmes trupave të KFOR-it. Ai po ashtu tha se, aktualisht Republika e Kosovës është duke u përpjekur seriozisht që të zhvillojë dhe konsolidojë mekanizmat e saj të sigurisë për të ardhmen, gjithnjë bazuar në konsensus politik të brendshëm dhe në koordinim me faktorin ndërkombëtar.

Zotëri Matthew Palmer nga ana e tij shprehu mbështetje të plotë për rrugën euroatlantike  të Kosovës. Ai tha se SHBA-ja mbështet transformimin e FSK-së në FAK dhe angazhohet që ky  proces të jetë i mbështetur nga të gjitha palët në Parlamentin e Kosovës.
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
     1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30

KOSOVO IN UNESCO