Ballina BreadCrumbTrailer Ministri BreadCrumbTrailer Ditari i Ministrit

U nënshkrua marrëveshja e mirëkuptimit në mes të MFSK-së dhe MASHT

Sot, më 27 korrik 2010, në ambientet e MFSK-së u nënshkrua Marrëveshja e Mirëkuptimit në mes të MFSK-së dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), nga  ministri i MFSK-së Fehmi Mujota dhe ministri i MASHT-it Enver Hoxhaj.

Nënshkrimi i marrëveshjes u bazua në gatishmërinë e MFSK-së për zhvillimin e aktiviteteve dhe marrëdhënieve të mira, që fuqizojnë aktivitetet në fushën e sigurisë, si dhe në gatishmërinë për bashkëpunim dhe koordinim të aktiviteteve me interes të përbashkët, në mes të MFSK-së dhe MASHT-it, që ka për mision realizimin e projekteve  të përbashkëta mes ministrive përkatëse, që mbështeten në politikat e Qeverisë së Kosovës.

Marrëveshja e nënshkruar parasheh, se: Ministria e FSK do të përgatisë projektet humanitare për ligjërim në temat: “Vetëdijesimi  nga mjetet shpërthyese” dhe të njëjtat do t’i realizojë sipas një plani të përbashkët me Ministrinë e Arsimit në të gjitha shkollat fillore, të mesme të ulëta dhe të mesme të larta të Republikës së Kosovës. Po ashtu MFSK, përkatësisht Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme, sipas mandatit të saj, që të reagojë dhe ndihmojë menjëherë, sipas kërkesës së MASHT-it, në rast të ndonjë fatkeqësie elementare dhe natyrore. Kurse MASHT-i përveç tjerash, do ta mbështesë MFSK-në në të gjitha plan-programet arsimore për ngritje të vazhdueshme të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes të dy ministrat patën prononcim për media.

Prapa

Ditari i Ministrit: