Ballina BreadCrumbTrailer Ministri BreadCrumbTrailer Ditari i Ministrit

U nënshkrua marrëveshja e mirëkuptimit në mes të MFSK-së dhe MAPL

Sot, më 27 korrik 2010, në ambientet e MFSK-së u nënshkrua Marrëveshja e Mirëkuptimit në mes të MFSK-së dhe Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), nga  ministri i MFSK-së Fehmi Mujota dhe ministri i MAPL  Sadri Ferati.

Nënshkrimi i marrëveshjes u bazua në gatishmërinë e MFSK-së për zhvillimin e aktiviteteve dhe marrëdhënieve të mira, që fuqizojnë aktivitetet në fushën e sigurisë, si dhe në gatishmërinë për bashkëpunim dhe koordinim të aktiviteteve me interes të përbashkët, në mes të MFSK-së dhe MAPL-së, që ka për mision realizimin e projekteve humanitare  të përbashkëta mes ministrive përkatëse  dhe komunave, që mbështeten në politikat e Qeverisë së Kosovës në interes të të gjithë qytetarëve.

Marrëveshja e nënshkruar parasheh, se: “FSK-ja është e gatshme, sipas  mandatit të saj, të reagojë dhe ndihmojë sipas kërkesës së MAPL-së, në rast të ndonjë fatkeqësie elementare dhe natyrore, siç janë aksidentet, tërmetet, vërshimet, ortekët e  mëdha të detorës, me qellim të evitimit të pasojave”. Kurse MAPL do të ndihmojë FSK-në në: “ ... në ushtrimet e saj fushore sipas plan programeve të saj, dhe në aktivitetet e tjera të bazuara  në misionin e saj, që ndikojnë për ngritjen e gatishmërisë për reagim në situata emergjente, në nivel lokal dhe kombëtar.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes të dy ministrat patën prononcim për media.

Prapa

Ditari i Ministrit: